E Diel, 1 Nëntor 2026

Femijet e paregjistruar te emigranteve do te ndihmohen nga konsullatat

Ne Shqiperi organizatat joqeveritare po ndihmojne emigrantet qe te riintegrohen ne shoqeri. Organizata Sherbimi Ligjor Falas nenshkroi sot nje marreveshje me ministrine e Jashtme per te shkembyer informacion dhe per te perfshire konsullatat ne pajisjen e emigranteve me dokumenta per regjistrimin e femijeve ne gjendjen civile.

Gjate viteve te tranzicionit dhe emigrimeve te ndryshme shume femije emigrantesh nuk jane regjistruar ne gjendje civile duke humbur nje mori te drejtash ne te dy shtetet. Nje numer i konsiderueshem familjesh shqiptare u kane mbetur femijet pa regjistruar ne regjistrat e gjendjes civile dhe keshtu nuk mund te perfitojne asnje sherbim dhe kujdes shteteror.

Drejtuesja e organizates Sherbimi Ligjor Falas Rajmonda Bozo thote se sipas marreveshjes se bashkepunimit me ministrine e jashtme konsullatat shqiptare do te perfshihen ne ndihmen ndaj ketyre familjeve. Zonja Bozo thote se pengesat me te medha ne regjistrimin e femijeve ne Shqiperi i hasin emigrantet e kthyer qe nuk kane dokumenta per femijet e lindur jashte vendit. Organizata e saj ka ndihmuar falas rreth 500 raste te femijeve te paregjistruar madje problemi eshte i vjeter qysh nga fillimet e tranzicionit. Qytetet ku dukuria eshte me e perhapur jane Shkodra Korca Elbasani Lushnja dhe Berati ndersa shtetet me problematike jane Greqia dhe me pak Italia dhe Britania e Madhe.

Aktualisht ka edhe prinder te paregjistruar dikur femije emigrantesh qe tani nuk regjistrojne dot femijet e tyre. Ata duhet te kthehen ne shtetet ku kane lindur dhe te kerkoje dokumentat e lindjes qe eshte nje procedure e kushtueshme ne kohe dhe ne te ardhura. Marreveshja e sotme e kthen kete proces ne nje detyre per konsullatat shqiptare dhe nje sherbim qe vjen falas edhe nga shteti respektiv thote zonja Bozo.

Zyrtaret shqiptare thone se ky eshte nje proces ku po bashkepunojne shume institucione shteterore dhe shoqeria civile. Ministria e jashtme u angazhua per te ndihmuar emigrantet shqiptare kudo ne bote permes rrjetit konsullor duke shtuar numrin dhe cilesine e sherbimeve dhe duke ulur kostot e tyre. Zv.kryeministri dhe ministri i jashtem Edmond Haxhinasto tha se po studiohet mundesia e hapjes se konsullatave te reja ne vendet ku ka me shume emigrante shqiptare si ne Krete te Greqise.

Kjo marreveshje eshe nje hap tjeter konkret i rendesishem sa u takon sherbimeve qe ministria e puneve te jashtme ofron nepermjet rrjetit konsullor per qytetaret shqiptare dhe vecanerisht per nje kategori te caktuar qe i kane lindur femijet e tyre jashte shtetit dhe kane probleme me dokumentat e tyre te lindjes tha zoti Haxhinasto.

Ekspertet thone se mos-regjistrimi ne gjendjen civile eshte nje problem qe rendon mbi te drejtat e femijeve sepse keshtu femijet nuk gezojne te drejta as ne vendin ku ka kane lindur as ne vendin ku jetojne. Ka ndodhur qe nje nene ka 3 femije te paregjistruar dhe ajo nuk konsiderohet kryefamiljare duke e bere te pamundur mbijetesen e familjes se saj sepse pa nje certifikate dhe pa libreze vaksinimi ajo nuk merr dot asnje sherbim mjekesor asnje ndihme sociale dhe nuk paraqitet dot ne asnje cerdhe kopsht apo shkolle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›