E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Gordon: As ndarje as këmbim territoresh

WASHINGTON – Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Philip Gordon i bëri thirrje Serbisë që të lejojë levizjen e lirë në Kosovë.

Gordon theksoi se Washingtoni pret nga qeveria e Serbisë që të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in në heqjen urgjente të bllokadave në rrugët e veriut të Kosovës dhe të sigurojë kontrollin përkatës të kufijve.

Gordon bëri të qartë se ndarja dhe shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhje e papranueshme.

"Vështirë është të imagjinohet që Bashkimit Europian t'i bashkohet vendi i cili financon aktivisht institucionet e ndara në shtetin fqinj me të cilin ndan kufijtë që nuk janë rregulluar, kontrolluar dhe njohur. Ky është mesazhi që bashkë me Bashkimin Europian përpiqemi t'ia transmetojmë Serbisë", - u shpreh Gordon.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›