Tremujori i trete, ekonomia rritet 4.1%
Blerina Hoxha
Ritmet e rritjes ekonomike jane ngadalesuar ne tremujorin e trete te ketij viti duke shenuar 4.1 per qind, por gjithsesi shifra eshte me larte se parashikimet qe kane bere institucionet financiare nderkombetare. "Rritja ekonomike eshte 4.1 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti me pare", njoftuan burimet zyrtare te INSTAT. Ne tremujorin e pare te ketij viti, ekonomia ka shenuar rritje 6 per qind, ndersa ne tremujorin e dyte ekonomia e vendit ka shenuar nje rritje 5.3 per qind. Mesatarja e rritjes ekonomike per 9-mujorin rezulton te jete 5.1 per qind konform parashikimeve te Ministrise se Financave. Vetem brenda ketij tremujori, rritja ekonomike eshte ulur me 1.2 per qind, krahasuar me tremujorin e trete. Kjo sipas INSTAT, ka ndodhur per shkak te goditjes nga kriza te disa sektoreve me kyc. Sektori i ndertimit shenoi nje renie 0.7 per qind krahasuar me tremujorin e trete te 2008. Grupi i industrise renie 4.5 per qind krahasuar me tremujorin e te vitit 2008". Sipas INSTAT renie ekonomike mund te kishte qene edhe me e madhe, por ekonomia po perfiton nga teknologjite e reja, si interneti apo sherbimet e tjera inovative ne fushen dixhitale. per kete shkak sektori i postelekomunikacionit shenoi nje rritje ne tremujorin e trete. Ne kete sektor ka ndikuar edhe ulja e cmimeve, njoftojne burimet zyrtare te INSTAT. Ne fakt moria e madhe e shifrave qe institucionet kane dhene per rritjen ekonomike e ben edhe me te paqarte faktin se, sa do te jete rritja reale e vendit tone me 2009. Pervec faktit te njohur tashme se, Shqiperia do te jete nje nder vendet e pakta ne Evrope qe ne kete kohe krize ekonomike globale do te kete nje rritje ekonomike pozitive. Sipas Fondit Monetar Nderkombetare rritja ekonomike e Shqiperise per kete vit nuk do te jete me shume se 0.7%. Sipas Bankes Boterore treguesi ne fjale parashikohet diku tek 1.5 per qind. Me optimiste mbetet Ministria e Financave me parashikimin e saj, 4.8 per qind i cili rezulton te jete me afer matjeve te INSTAT, te cilat rezultojne me te larta se te gjitha parashikimet 5.3-6%.
BSH: faktoret qe kane ngadalesuar rritjen ekonomike
Te dhenat me te fundit te zhvillimeve ne ekonomine e brendshme, tregojne per nje ngadalesim te aktivitetit ekonomik, ka sinjalizuar Banka e Shqiperise pak dite me pare. Ne ndryshim nga gjashtemujori i pare, ku rritja ekonomike eshte mbeshtetur nga ruajtja e kerkeses konsumatore dhe nga stimuli fiskal i dhene ne kete periudhe, te dhenat ekonomike per tremujorin e trete dhe per muajt ne vazhdim sinjalizojne nje ecuri me te moderuar te kerkeses dhe te prodhimit ne ekonomi. Kjo deshmohet nga nje sere treguesish te publikuar gjate muajit nentor, si: ecuria e ngadalte e rritjes se indekseve te shitjeve me pakice; te dhenat e ekonomise se jashtme, te cilat vijojne te karakterizohen nga ulja e eksporteve; performanca e treguesve fiskale, te cilet duken te jene nen nivelin e planifikuar; dhe frenimi i kreditimit si pasoje e renies se kerkeses per te. Ngadalesimi i ekonomise perceptohet gjithashtu edhe nga konsumatori dhe biznesi, treguesit e besimit te te cileve vijojne te jene te uleta. Banka e Shqiperise vlereson se ecuria e ekonomise ne te ardhmen do te varet ndjeshem nga riaktivizimi i shpenzimeve konsumatore dhe investimeve ne vend, si dhe shkalla e mbulimit te tyre me kredi bankare, investime te huaja direkte, apo forma te tjera financimi afatgjate. Por nga ana tjeter, situata makroekonomike ne vend ka krijuar nje ambient me presione te dobeta inflacioniste.