E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon fluksi i udhetareve ne pikat doganore

Në doganat shqiptare vazhdon të jete i larte numri i udhtarëve në dalje dhe është rregjistruar një shifër më e ulët e hyrjeve në krahasim me fundjavën e kaluar. Edhe pse policët kufitarë kanë marre të gjitha masat për të përballuar fluksin nuk kanë mundur të shmangin rradhët e gjata të udhëtarëve.

Ndërkohë, nga dje ka nisur largimi i emigrantëve shqiptare drejt Greqisë, ku jetojnë prej vitesh. Në pikën kufitare të Kapshticës raportohet për një situatë të mbingarkuar, ndërsa në Kakavijë situata ka qenë më e qetë.

Në Kapshticë sot në mesditë është raportuar për fluks të shqiptarëve që presin të hyjnë në tokën greke. Autoritetet kufitare thonë se radha e mjeteve në pritje është me tre korsi. Pala shqiptare po punon me 8 sportele, ndërsa ajo greke me 6 sportele. Nga mesnata deri në mesditën e së dielës nga Kapshticë kanë dalë 4800 persona me 1300 mjete.

Drejtoria e policise se kufirit në Gjirokastër raporton se nga mengjesi i sotëm kaluan kufirin shqiptar, nga Kakavija, drejt tokës greke 1500 emigrantë, ndërsa dje u larguan 5 mijë vetë me 469 automjete te ndryshme.

Zëdhënësi i drejtorise se policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai tha se "fluksi i largimit të emigrantëve shqiptarë parashikohet te jetë i lartë javën e ardhshme, kur largohen shumica e tyre", citon atsh.

Në fillim te javes, drejtuesit e policisë kufitare shqiptare do zhvillojne nje takim me homologet grek për të koordinuar veprimet për levizjen e emigrantëve dhe për të goditur çdo mundësi për trafiqe të ndryshme në këtë periudhë. Aktualisht pala shqiptare punon me kater sportele ne hyrje dhe 6 ne dalje, ndërsa pala greke punon me katër sportel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›