Kampioni i madh i atletikes Usain Bolt mberrin ne Korene e Jugut

Një kampionat botëror nuk është vetëm një shans për medalje dhe rekorde, por edhe për të takuar njerëzit dhe të për festuar. Kështu mendon dhe ndjen edhe Usain Bolt, njeri i erës i epokës sonë, i cili provoi emocione të shkëlqyera ndërsa mbërriti në Daegu të Koresë së Jugut, ku do të marrë pjesë në kampionatin botëror.
“Është gjithnjë një kënaqësi të vish këtu sepse kur vij këtu gjej shumë mbështetje. Njerëzit vijnë të më shikojnë ndaj është kënaqësi të vish dhe do të kthehem sërish”, thotë Bolt.
Ky botëror ka rastisur edhe me ditëlindjen e Boltit, ndërsa rekordmeni i 100 dhe 200 metrave mbush 25 vjeç. Janë vetë futbollistët koreanojugorë që morën pjesë në botërorin e vitit 2002 që i paraqitën kekun e festës.
Në pritje për të qenë vetë ai në qendër të skenës, Bolt ndjek gara atletike në qytetin koreanojugor. Xhamajkani ka rekordet e jashtëzakonshëm 9”58 në 100 metra dhe 19”19 në 200 metra.