E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e makinave favorizohen automjetet e reja

Mënyra e re e taksimit ka sjellë një barrë më të përshtatshme fiskale për zotëruesit e automjeteve. Përcaktimi tashmë i formulës së taksës vjetore do të favorizoje të gjihë ata persona të cilët zotërojnë një mjet të ri dhe me cilindratë të vogël. Përllogaritjet e bëra nga Albanian Screen do të japin dhe detajet për disa kategori makinash.

Taksimi i ri ka si bazë dhe vitin e prodhimit, cilindratën dhe llojin e karburantit që djegin. Formula e re përcakton që makinat me më pak se tre vite prodhimi nuk paguajnë taksë, ndërsa për ato mbi këtë moshë taksa është e përshkallëzuar.

Kështu, pas shtatorit, kur dhe hyn në fuqi mënyra e re e taksimit, një automjet që funksionon me benzinë dhe ka një cilindratë 1400 centimetër i prodhuar para 2008-ës kub do të paguajë nga 5 mijë deri në rreth 10 mijë lekë. Më shumë do të paguajë një mjet me kubatorë më të madhe.

Për një automjet me benzinë me cilindratë 1 800, taksa vjetore varion nga 6 mijë e 400 deri në 11 mijë e 800 lekë. Më shumë do të paguhet për auomjetet me naftë. Kështu për cilindratë 1400, duke përjashtuar mjetet e reja deri në tre vite prodhimi, taksa nis nga 6 mijë e 300 lekë.

Për një automjet me cilindratë 2000 po me naftë pagesa nis nga 9 mijë lekë dhe rritet për çdo vit vjetërsi me 500 lekë. Sistemi i ri i taksimi do të vendosë dhe taksë për karburantin, çka pritet të sjellë një ulje të shitjeve.
Që pas shtatorit, ata që kanë mjet me motor të madh dhe e përdorin më shumë do të paguajnë si taksë vjetore ashtu dhe në blejen e karburantit.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›