E Diel, 1 Nëntor 2026

Depozitat ne banka, rane para zgjedhjeve Eglantina Nasi

Periudha para zgjedhjeve te pergjithshme te 23 qershorit, duket se eshte shoqeruar me nje trend ne renie te depozitave bankare per shqiptaret. Duke folur ne kete menyre per nje predispozite me te madhe per te mos ua besuar parate e tyre bankave. E kesisoj, edhe per nje nivel me te larte pasigurie qe shqiptaret ushqenin para zgjedhjeve, e lidhur kjo ndoshta me pritshmerite e tyre sesi do te realizohej ne te vertete procesi zgjedhor. Kjo dukuri konfirmohet nga te dhenat me te fundit te publikuara prej Bankes se Shqiperise per muajin maj 2013, sipas te cilave, depozitat e reja bankare si ne leke, apo ne valute te huaj, kane shenuar nje renie te tyre krahasuar me muajt pararendes te ketij viti. Konkretisht, te dhenat e BSH-se, tregojne se sa u perket depozitave ne monedhen vendase, ato me afat 3-mujor gjate muajit prill 2013 ishin 6.525 milione leke, nga 7.914 te tulla ne muajin prill. Sikunder, depozitat 6-mujore flasin per nje renie te tyre ne nivelin prej 4.508 milione lekesh ne muajin maj 2013, krahasuar me 5.821 te tilla ne prill, apo edhe me shume, 6.704 ne muajin mars. Dukuri kjo e vene re edhe ne depozitat e reja me afat me te gjate maturimi, respektivisht ate 1-vjecar, te cilat ne muajin maj rezultuan te ishin ne nivelin e 14.130 milione lekeve, krahasuar me 15.455 te tilla ne muajin prill apo 19.262 ne mars. Apo me depozitat 2-vjecare, te cilat gjithashtu treguan nje trend renes te tyre pikerisht nje muaj para zgjedhjeve, respektivisht 1.231 milione leke ne muajin maj, nga 1.339 ne muajin prill apo 1.561 ne muajin mars. Me sa duket, trendi renes, eshte ndalur tek depozitat me afat maturimi 5-vjecar, te cilat kane shenuar nje rritje te tyre, perkatesisht me 114 milione leke ne muajin maj nga 63 te tilla ne prill. E lidhur kjo ndoshta me psikologjine e te kursyerit kundrejt normave me te larta te interesit, te cilat ne fakt, i falin nivelet maksimale te maturimit te depozitave bankare. Sakaq, kjo panorame statistikore duket se eshte e njejte edhe per ecurine e depozitave te reja ne monedhen evropiane. Referuar gjithmone te dhenave te fundit te BSH-se, rezulton se depozitat 3-mujore, zune ne muajin maj nje nivel prej 45 milione eurosh, nga 67 te tilla nje muaj me pare. Trend ky, i vene re edhe tek depozitat 6-mujore me 30 milione euro ne maj, nga 28 te tilla ne prill apo ato 12-mujore, te cilat shenuan nivelin prej 62 milione eurosh ne muajin maj, nga 67 te tilla nje muaj me pare etj.

Kursimet ne dollare, jo edhe aq ne renie

Milione dollare u shenua niveli i depozitave te reja bankare me afat maturimi 1-vjecar ne maj, krahasuar me muajin e meparshem prill 2013, te cilat ishin 11 milione dollare

Ndryshe nga depozitat ne monedhen vendase dhe ne ate evropiane, ato ne monedhen amerikane, duket se nuk kane shfaqur te njejtin trend te dukshem ne renie nje muaj para zgjedhjeve te 23 qershorit. E lidhur kjo ndoshta, me lidhjen jo shume te forte qe kane te tilla depozita me emigrantet shqiptare dhe individet e thjeshte, por jane me shume kursime biznesi dhe koorporatash. Keshtu, sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, tregohet se renie e depozitave ne dollare konstatohet vetem per ato me afat 3-mujor (13 milione ne muajin maj, nga 14 te tilla ne muajin prill); per ato me afat 6-mujor (7 milione ne muajin maj, nga 6 te tilla ne muajin prill). Ndersa per te tjerat, mund te thuhet se kane pesuar rritje te tyre ne periudhen parazgjedhore. Konkretisht, rezultojne se depozitat me afat 1-vjecar u bene 13 milione dollare ne muajin maj, nga 11 te tilla ne muajin prill 2013. Madje kemi nje shtim edhe te atyre me afat 2-vjecar, duke arritur ne nje 1 milione dollare gjate muajit maj, nga zero te tilla nje muaj me pare, prill 2013.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›