E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin testet e para për të parë kapacitetin e plotë të TEC-it të Vlorës

Vepra më e re energjetike do të vihet në punë në muajin qershor

Në TEC-in e Vlorës, ndërtimi i të cilit përfundon në  muajin qershor të këtij viti, i është nënshtruar ditët e fundit testeve të kontrollit për të parë kapacitetin e plotë të tij. Burime zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, bënë të ditur se "aktualisht po kryhen testet dhe kontrollet e të  gjitha pajisjeve të këtij TEC-i". Punimet për ndërtimin e TEC-it të Vlorës kanë nisur në 1 shtator 2007 duke përfshirë  nënstacionin e ri të Babicës dhe disa objekte të tjera, si linjën për daljen e tensionit të lartë 220 KV në nënstacionin e Fierit, linjën e tensionit të lartë 220 KV me dy qarqe Fier-Babicë, fuqizimi i nënstacioni i Babicës me dy autotransformatorë 100 MVA, 220/110/35 KV secili, linjat 110/ 35 KV me rajonin, nënstacioni Vlora 2 110/20 KV me dy transformatorë, me fuqi prej 35 MVA secili. Për ndërtimin e TEC-it të Vlorës po financohet shuma prej rreth 92 milionë euro, nga Banka Botërore dhe BERZH. Pjesa më e madhe e punimeve kanë përfunduar plotësisht. Sasia e energjisë që do t'i shtohet rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes me vënien në punë të TEC-it të ri të Vlorës, llogaritet në 98 MË.

TEC-i i Vlorës përbën investimin më të madh publik si vepër energjetike, pasi prej 27 vitesh nuk është ndërtuar asnjë objekt i ri prodhues i energjisë. Ai po ndërtohet pranë Triportit, Komuna Qendër, afersisht 6 km në veri-lindje të Portit të Vlorës në një shesh me siperfaqe prej 14 ha, miratuar në KRRTRSH.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›