Korce, i mituri bastis shtepine e fqinjit
Korce- Nje i mitur nga qyteti i Korces akuzohet se ka vjedhur ne banesen e fqinjit te tij 1200 euro dhe 100 mije leke. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije se dje eshte ndaluar S. N., 14 vjec, pas denoncimit te bere nga familja e demtuar. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen nr. 6 te qytetit te Korces. Kryefamiljari ka kontrolluar ne dollap per shumen e lekeve dhe nuk i ka gjetur, duke bere menjehere denoncimin ne komisariat. Por gjate hetimit paraprak, blute kane zbuluar edhe gjurme gishterinjsh ne vendngjarje, qe cuan ne identifikimin e te dyshuarit. Mesohet se 14 vjecari, para se te kryente vjedhjen, ka qene ne banesen e fqinjit te tij, ku dhe kishte vene re vendin ne te cilin mbahej valuta. Ai eshte rikthyer disa ore me vone duke hyre nga dritarja per ne dhomen e gjumit te ciftit, ndersa ne banese nuk ka pasur njeri. Policia ne cilesine e proves materiale sekuestroi dhe sasine e te hollave te vjedhura, duke kryer ndalimin e te miturit te dyshuar. Burime zyrtare thane se dosja i kaloi prokurorise per hetime te metejshme, kurse gjykata do vendose per fatin e 14 vjecarit, nese do mbahet ne qeli apo do hetohet ne gjendje te lire.
D.Zisi
D.Zisi