E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplas nje grua, kanos policin

Nje 41-vjecar nga qyteti i Kucoves eshte ndaluar dje nga policia e Kucoves, pasi akuzohet se ka kanosur nje agjent te policise rrugore. Burime nga policia vendore bene te ditur se Adnan Bishani ka aksidentuar nga pakujdesia 44-vjecaren me iniciale V.K., ne nje rruge dytesore te qytetit. Shoferi nuk e ka ndaluar automjetin tip "Renault", me targa BR 98 61 A, por eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.
Nje polic i sherbimit rrugor e ka ndjekur pas me motor, derisa ka hyre ne shtepi, por thirrjeve per t'u dorezuar 41-vjecari i eshte pergjigjur duke rrembyer nje thike dhe duke kercenuar policin. Grupi i gatshem i thirrur ne ndihme ka prangosur 41-vjecarin, ndaj te cilit u mor masa e ndalimit.
E.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›