Depresioni Vajtja ne Ferr dhe kthimi

Psikologji/ Tri minuta terapi libri i dy autoreve amerikane qe ndryshon te menduarit ne shqip nga Plejad perkthyer nga Aleksander Loli
Po te shihnit dike qe e godet veten pa pushim me cekan me siguri qe do te mendonit se per disa arsye misterioze ai kerkon te vrase veten. Nese ky person nis e ankohet pervajshem se i eshte mbushur trupi me plage te dhimbshme dhe se do te bente gjithcka vetem e vetem qe tu shpetonte ketyre dhimbjeve ju mbase do ti thoshit se kete gje mund ta beje fare lehte Mjafton te pushoje se godituri vetveten.Tani supozoni sikur ky person ta pranonte keshillen tuaj e te pushonte se godituri veten me cekan. Por dy minuta me vone ai thote Hm ndihem ende i dermuar. Plaget po me dhembin per dreq. Keshilla juaj sikur nuk me dha rezultat dhe po ndjej vertet nje deshire te madhe qe te nis e ta godas serish veten prandaj keshtu edhe po bej.
Nese ju e besuat qe personi ne fjale e kishte vertet kete deshire mund ti shpjegoni se plageve do u duhet ca kohe derisa te perthahen. Mund ti thoni gjithashtu se nuk eshte nevoja qe te vazhdoje e ta godase veten ngaqe nuk fiton gje me kete prandaj me mire te ndaloje megjithese duket sikur kjo gje kerkon njefare perpjekjeje nga ana e tij.Ne realitet ne nuk verejme shpesh sjellje kaq qesharake. Nese ti e godet veten me cekan kjo te shkakton dhimbje fizike. Aq e mprehte dhe e menjehershme eshte dhimbja sa veshtire te mos e vesh re lidhjen midis goditjes se cekanit dhe dhimbjes tende. Pra ska gjasa qe tu behet zakon per ti rene vetes me cekan pa qene i vetedijshem se po e kryeni kete veprim.Ndersa te njerezit kur ata jane te depresuar fakti se depresioni u eshte shkaktuar drejtpersedrejti nga mendimet DUHET nuk eshte aq i dukshem. Nese i thua vetes se je njeri koketrashe e pavlere ketu nuk ka ndonje dhimbje apo paralajmerim te dukshem i cili te te detyroje te mos mendosh keshtu. Prandaj edhe mund te te behet zakon qe ta quash veten te tille. Madje mund ta zmadhosh kete zakon pa e ditur as vete.Pastaj nje dite mund te nisesh e te ndjesh dhimbjen njelloj si ato shembjet dhe kockat e thyera te atij personit. Atehere nis e behesh i vetedijshem se po vuan nga depresioni. Dhe mbase nuk do te pranosh as ta besosh se kete depresion ia ke shkaktuar vetes nga te menduarit me DUHET.
Te jesh apo te mos jesh i depresuar
Brusi te linte pershtypjen e nje Hamleti skenik me ate kemishen e erret jake-shkurter pantallonat kepucet dhe corapet e zeza te cilat binin ne kontrast te forte me krifen e dallgezuar te flokeve te verdha zbehtesine e fytyres dhe mustaqet e perhimta.Ndonese kishte ndjekur kurse aktrimi gjate dy viteve te fundit ai kishte punuar si kryepunetor te nje sallon makinash. Nuk qe martuar asnjehere e megjithate kishte nje djale pesevjecar Timin nga nje marredhenie e meparshme bashkejetese. Te dy si ai dhe Timi banonin ne te njejtin apartament tok me babane dhe njerken e Brusit te cilet paten emigruar kohet e fundit nga Letonia. Ata flisnin fare pak anglisht prandaj dhe vareshin nga Brusi i cili qe tip i gjalle e praktik dhe u kryente mjaft nga kerkesat qe ata kishin.
Brusi e pati ndjere depresionin prej vitesh aq sa nuk mbaheshin mend. Nganjehere ndihej shume me i depresuar pa ndonje shkak te dukshem dhe kishte veshtiresi ne perqendrim apo kur flinte. Here-here ndihej i vetmuar dhe ngrinte mure per te mos lene njeri ti afrohej. Kishte raste qe ndihej i stresuar ngaqe nuk kishte ndonje lidhje me te emen e tij biologjike ate i behej nje vit e gjysme qe se kishte pare dhe ne pune ndihej i distancuar nga koleget e vet. Ne kryerjen e puneve kerkonte perkryeshmerine.Por ajo qe faktikisht me dermon me shume me shpjegoi ai me nje ze kumbues aktori eshte paaftesia ime per te krijuar lidhje afatgjate me ndonje grua. Ne jeten time kam bere seks me tridhjete e shtate gra dhe kam nisur marredhenie me njembedhjete prej tyre. Kam vertet deshire te perfundoj me ndonjeren por tashme jam thuajse tridhjete vjec dhe pas ca kohesh do te jete teper vone.Gjashte vjet me pare ai pati jetuar per dymbedhjete muaj me Moniken. Megjithese nga kjo lidhje u lindi Timi problemet e renda emocionale te Monikes ia bene kete marredhenie Brusit teper te veshtire. Marredhenia e tij me e fundit nuk pati zgjatur as pese jave. Si pergjigje ndaj pyetjes sime se per carsye kishte perfunduar ajo lidhje Brusi vetem sa mblodhi supet e tha Nuk e di se cfare ndodhi. Ai dukej sinqerisht i cuditur.
Ne u thelluam me tej te hollesirat e marredhenieve te tij te shkuara. U sqarua shpejt se Brusi kishte prirjen per ti pare grate si idhuj dhe binte menjehere koke e kembe ne dashuri me to. Pastaj zakonisht ai e vijonte lidhjen edhe kur atyre nisnin dhe u shfaqeshin dukshem probleme serioze psikologjike. Ne diskutuam arsyet perse ai nuk u jepte fund me heret ketyre lidhjeve cfare mund te bente per kete gje dhe si mund te percaktonte e te ndiqte lidhje me te shendosha.
Ketu jane disa mendime qe Brusi i kishte pasur prej vitesh
bullUne NUK DUHET ta lendoj ate se po e bera jam krejtesisht maskara.
bullNe kete kohe DUHEJ te kisha pasur nje lidhje te qendrueshme. Ne moshen njezet e nente vjec do te jete shume vone.
bullUne DUHET ta kem nje marredhenie qysh tani ndryshe jam nje zero.
bullUne DUHET te jem si gjithe te tjeret. Perderisa te gjithe kane lidhje e marredhenie te shendosha ndersa une jo kjo mangesi tregon se jam person tmerresisht i keq.
bullUne DUHET te kem perhere nje partnere prane dhe nuk duroj dot te jem vetmitar e pa njeri.
bullUne DUHET te pranohem nga cilado grua per te cilen ndjej. Meqe nuk pranohem jam nje qyqar i mjeruar.
bullUne DUHET ta di arsyen perse nuk me ecen kjo pune ndryshe skam per te pasur kurre ndonje marredhenie.
bullUne NUK DUHET te kisha kaq shume lidhje te deshtuara por meqenese i kam pasur jam i destinuar te deshtoj perhere ne lidhjet qe krijoj.
Debati i madh
Keto mendime DUHET - kerkesa te paarsyeshme ndaj vetes ndash thurnin ne rrenjet e depresionit te tij pagjumesine dhe vetmine. I mesova Brusit si ti luftonte keto mendime DUHET me Ushtrime Treminuteshe por kur e takova heren tjeter ai me tha se i kishte bere ushtrimet dhe si kishin sjelle ndonje dobi.Kur ma thote kete nje klient zakonisht del se ai si ka kryer vertet ushtrimet. Mirepo Brusi i pati shkruar plotesisht Ushtrimet Treminuteshe per te mi treguar mua dhe ndihej i zhgenjyer qe nuk kishte pasur perparim te dukshem.Problemi ishte se kur shkroi fazen E Mendimin e ri efektiv ai nuk e konsideroi ate faktikisht bindes. Per shembull ai u perpoq te diskutonte B-ne Bindjen irracionale Une DUHET te kem nje marredhenie pikerisht tani sepse po nuk e pata nuk do ta kem kurre. Tek D-ja ai pyeste Ku eshte prova qe une DUHET ta kem kete marredhenie pikerisht tani se ndryshe nuk do ta kem kurre Tek E-ja ai shkruante Do te ishte mrekulli ta kisha nje marredhenie pikerisht tani por nuk ka DUHET per kete dhe ka shume mundesi qe te mos nis ndonje marredhenie per nje vit a me shume dhe pastaj te nis nje.
Por ndersa e shkruante kete nje ze i dobet nga pas i komentonte Me ke tallesh ti Ti e di shume mire se ajo lloj gruaje qe kerkon ndash te zgjuar terheqese e te qendrueshme ndash nuk do te shfaqe kurre interes per nje njeri me jete kaq mjerane si e jotja Dhe ne kete pike ai shkaterrohej.Bindjet tona perpiqen te nderthuren se bashku ne menyre te qendrueshme. Nje bindje mund te ndihmohet nga bindje te tjera dhe te tera bashke po ashtu te ndihmohen serish nga bindje te tjera. Nje bindje specifike te cilen ne perpiqemi ta ndryshojme mund te jete teper rezistente ngaqe perkrahet fuqimisht prej ca bindjeve te tjera te cilat ne nuk kemi asnje arsye perse ti luftojme. Zgjidhja eshte qe tu hapesh lufte te gjitha bindjeve te cilat te shpien ne kerkesa irracionale dhe kjo do te thote te perfshihesh ne debat.I rekomandova Brusit tekniken qe une e quaj Debato deri sa te Fitosh. Menyra si funksionon kjo teknike eshte se sa here qe e pajis veten me nje arsye per tu mbajtur fort pas nocioneve te tua DUHET ti i shpall lufte kesaj arsyeje dhe i kundervihesh atij zerit te dobet. Ti mund ta fitosh ate debat sepse zeri i dobet si ka menduar thellesisht dhe as ka reflektuar ne menyre kritike mbi ato nocionet e pavertetuara e aspak shkencore te cilat ti i ke shprehur thjesht vetem e vetem ngaqe i pate ruajtur prej vitesh.
Nje ndihmese te madhe te jep hedhja e ketyre debateve ne leter sepse keshtu do te mund te shohesh qarte se ia kishe gati nje pergjigje te forte cdo koncepti DUHET qe mund te te shqiptonte ai zeri i dobet.
Kjo eshte pamja sesi mund te duket nje debat i tille
ZERI I DOBEumlT DUHET Une duhet ta kem nje marredhenie pikerisht tani dhe meqe nuk e kam sdo ta kem kurre.
ZERI MENDJEKTHJELLTEuml Do te qe mrekulli ta kisha nje marredhenie pikerisht tani por ketu nuk ka DUHET dhe ekziston plotesisht mundesia qe te mos nis ndonje lidhje per nje a me shume vite dhe me pas ta nis nje.
ZERI I NOCIONIT DUHET Me ke tallesh more Ti e di fare mire se ajo lloj gruaje ndash e zgjuar terheqese e qendrueshme - qe kerkon nuk do te tregonte pike interesi per nje njeri si ty me jetese mjerane.
ZERI MENDJEKTHJELLTEuml Ti po thua dy gjera 1. Duke me quajtur njeri me jetese mjerane nenkupton se une sjam i mire. 2. Po thua gjithashtu se jam i destinuar te deshtoj. A e provon dot secilen prej ketyre thenieve
ZERI I NOCIONIT DUHET Epo deri tani ke deshtuar perhere Nuk ke pasur kurre ndonje lidhje te hajrit afatgjate. Kjo eshte prova Kurre nuk do te kesh Lere kete mendim
ZERI MENDJEKTHJELLTEuml Ndodh shpesh qe njerezit tia arrijne dickaje pas vite te tera deshtimesh. Keshtu fjalet nuk ke pasur nuk provojne se neser nuk do te kem.
ZERI I NOCIONIT DUHET Por ne rastin tend ti ske pasur ndonje marredhenie te mbare ngaqe asnje grua e denje nuk deshiron te krijoje lidhje me ty.
ZERI MENDJEKTHJELLTEuml Ti po rrekesh te ma shohesh fatin pa pasqyren e kristalte E ku e ke proven e kesaj qe po thua Sa me shume gra qe takoj aq me te mira jane shanset per tu lidhur me dike qe me pershtatet. E pra kam ndermend te nis e te takoj gra.
ZERI I NOCIONIT DUHET Epo bukur fort Ti DUHET te krijosh nje lidhje qysh tani.
ZERI MENDJEKTHJELLTEuml Jeta eshte ajo qe eshte jo sic e mendoj une se DUHET te jete. Realiteti eshte se une nuk kam nje lidhje pikerisht tani. E rende Nje lidhje me ndonje nga keto ditet e ardhshme eshte me e mire se pa lidhje fare keshtu qe le te mendojme se cila eshte frutdhenese ndash lidhja e ardhshme. Hapi i pare drejt ketij qellimi eshte te pushoj se ankuari per faktin se nuk kam ndonje lidhje tani dhe ne vend te kesaj te marr masa qe ta krijoj kete lidhje ne te ardhmen.
Per me teper fakti qe skam pasur kurre deri tani ndonje lloj lidhje te shendoshe ashtu si do e doja nuk do te thote se jam krimb apo mjeran. Nese kam ndonje sjellje qe me shkakton probleme ne marredheniet une me siguri qe mund ta kuptoj se cila eshte ajo e te nis ta permiresoj. Mundesia me e madhe per ta bere kete eshte te nis e te takoj gra dhe nepermjet lidhjes me to te mund te praktikohem.
Nje partnere per praktike
Per ta ndihmuar Brusin qe ti rriste aftesite per keto debate une zhvillova me te debate gojore ku vete luaja rolin e zerit DUHET ndersa ai te Mendjekthjelletit. Duke u perballur me fjalet kundershtuese te personit tjeter Brusi u be shpejt me vigjilent ndaj kurtheve te mia dhe po tregohej i afte per ti sprapsur lehtesisht ato. Jam vertet i lumtur tju ve ne dijeni se ai u tregua aq i zoti sa me raundin e pare arriti ti mbante nen kontroll shqetesimet e veta sa here qe i ndjente ato.
Dhjete muaj pas perfundimit te terapise Brusi me shkroi se ndjesite e depresionit tashme i qene rralluar dhe se mbanin gjate. Pati takuar nje grua e cila emocionalisht ishte me e qendrueshme se te dashurat e meparshme dhe se e kishin diskutuar martesen kur ajo te mbaronte nje kurs biznesi pas kater muajsh. Ai me falenderonte e me shkruante Nganjehere e degjoj ende zerin tuaj pas shpine Deshtimet e kaluara nuk shkaktojne deshtime te ardhshme.
Mitet rreth depresionit dhe marredhenieve
Nje keqinterpretim i zakonshem eshte ai se depresion do te thote perhere letargji prandaj njerezit qe jane energjike e aktive nuk mund te depresohen. Por kjo eshte te ngaterrosh nje pasoje te mundshme te gjendjes depresive me depresionin vete. Disa njerez te depresuar jane punetore te palodhur e te ndergjegjshem dhe disa si Brusi kane nje numer te madh marredheniesh. Nje tjeter keqinterpretim i farketuar nga stili i vjeter i psikoterapise postfrojdiane eshte ai se njerezit te cilet kane pasur deshtime te shpeshta ne marredheniet kerkojne ne menyre te pavetedijshme ato lloj partneresh qe do te jene te keqija per ta. Por ka nje shpjegim me te thjeshte i cili duket se perputhet me mire me keto fakte.
Ne sjemi te pershtatshem per marredhenie afatgjata me shume nga individet me te cilet takohemi. Mjaft njerez e njohin kete fakt dhe i nderpresin marredheniet jo premtuese qysh ne nje stad me te hershem. Shume te tjere i nderpresin ato madje qe perpara se ti nisin. Ne kontrast me ta njerezit qe kane pasur nje numer te madh marredheniesh te deshtuara si Brusi jane te prire ndaj marredhenie jopremtuese per shkak te mendimeve te tyre jo realiste me DUHET. P. sh ata mund te mendojne lsquoUne DUHET ta shmang sikletin pra nuk e perballoj dot perspektiven e te thenit partneres se Kjo pune kaq e pati ose Nese marredhenia seshte e perkryer ashtu si DUHET te jete ky eshte gabimi im prandaj edhe skam per te gjetur kurre ndokend qe te jete me e mire.Njerez te tjere sjellin ne marredheniet e tyre aq shume hipoteza irreale sa jane te destinuar te zhgenjehen. Ata mund te mendojne Nje marredhenie e mire do te jete vazhdimisht e lehte e kendshme dhe pa acarime. Nese marredhenia e tanishme seshte e tille atehere ajo nuk do te funksionoje.
Rikthimi ne jete
Nje nga pengesat me te medha ne kapercimin e depresionit eshte kembengulja dramatike e vuajtesit per ta kerkuar permiresimin menjehere. Nese vuajtesi nuk e ndjen kete permiresim ai nis e mendon Qenka dicka e pashprese asgje nuk do me beje mire. Ky lloj arsyetimi pasqyrohet te te gjitha problemet emocionale por sidomos te depresioni.Ne moshen 31 vjecare rrezelluese me ate pulovrin e bute ngjyre trendafili Karla dukej sikur sapo kishte dale nga ndonje reviste ushtrimesh shendetesore. Ajo punonte si kryeinfermiere te firma Fortune 500. Mbremjeve dhe fundjavave jepte mesim joge ne nje klub shendeti. Karla e pershkruante veten si tmerresisht te depresuar dhe kishte nisur te bluante ne koke mendime vetevrasjeje. Martesen e saj kater vjecare me nje tip te paqendrueshem e permblodhi me Sa here nisin e vene mire gjerat do te plase ndonje sherr i madh. Ajo ndihej e pasigurt per karrieren e saj per me teper ngaqe ne pune qene perhapur thashetheme per shkurtime personeli.Pasi e ndihmova ti ndante Problemet e saj Praktike nga ato Emocionale dhe te kryente Ushtrimet Treminuteshe per te luftuar DUHET e saja ajo nisi te tregonte shenja padurimi e ti thoshte vetes Une DUHET te kurohem teresisht nga depresioni qysh tani. Meqenese nuk jam sheruar une skam kryer asgje. Asgje nuk funksionon. Po heq dore.
Mjaft e stresuat veten
Depresioni mund te jete i bute ose i rende. Nje person i depresuar ndihet si nje qenie e pavlere e pashprese dhe pa perkrahje. Kush eshte prekur rende nga depresioni e sheh jeten e perditshme si nje Ferr te vertete. Zymtesia dhe deshperimi duken sikur i pushtojne cdo cast aktiviteti dhe mendimet shqetesuese me vetevrasje i jane te zakonshme duke e shpene nganjehere edhe drejt vetevrasjes se vertete. Depresioni i rende kufizon aftesine per ta shijuar jeten. Vuajtesi sheh se gjerat te cilat zakonisht e gezonin dhe mezi priste ti bente si per shembull ndonje lloj ushqimi apo muzike tani nuk e dritherojne apo nuk e frymezojne me. Cdo gje i duket monotone dhe e fjetur.Mjaft njerez qe kane vuajtur depresione te renda me vite rrefejne se ata do te kishin preferuar me teper te vuanin nga dhimbje te padurueshme fizike sesa nga ankthet dhe depresionet e tejskajshme mendore. Disa vuajtes thone dhe e besojne sinqerisht kete se do te ishin gati te benin cdo gje vetem e vetem qe ti shpetonin depresionit.
Por ka dicka qe mund ta bejne ndash ata mund te ndalojne se depresuari vetveten. Kjo gje eshte me kollaj te thuhet sesa te behet e megjithate mund te behet. Madje vuajtesin ka mundesi te mos e ndihmoje edhe pervetesimi i idese se perhapur dhe krejt te zakonshme per ta perqendruar mendjen te gjerat e gezueshme. Nese per shembull vuajtesi vazhdon ti thote vetes se eshte nje idiot pavlere ai beson se eshte idiot pavlere dhe ky besim i prodhon depresion. Perpjekja per ti dhene fytyres nje pamje te lumtur nuk e ndihmon aspak per ta luftuar kete besim te rrenjosur. Do te ishte me frutdhenese po ti kundervihej kesaj bindjeje te rreme duke e shkulur me gjithe rrenje dhe duke e zevendesuar me nje bindje me te arsyeshme ne saje te Ushtrimeve Treminuteshe.
Rrethanat ne vetvete nuk kane force tju depresojne. Pavaresisht se sa fatkeqesi te jashtezakonshme ndesh njeriu ne jete faktet objektive ne mjedisin ku ai jeton nuk jane ne gjendje te shkaktojne vetvetiu ndonje shqetesim emocional. Ka shembuj te panumert qe tregojne fuqine e mendjes per te mbetur e patrazuar ne cdo rrethane. Gjykojini edhe vete disa prej tyreIngrid Bergmani tri here fituese e Cmimit Akademik dhe yll i filmit klasik Casablanca tha per kancerin e saj vdekjeprures Une e kam pranuar ate dhe do ta gezoj per aq kohe sa mundem pjesen me te madhe te asaj jete qe me ka mbetur. Viktimat e kancerit qe nuk e pranojne fatin e tyre qe nuk mesohen te jetojne me te nuk bejne gje tjeter vecse shkaterrojne edhe ate pak kohe qe u ka mbetur.Bergmani e pranoi vertet ekzistencen e saj te mbushur plot me dhimbje e me vdekjen qe mund ta rrembente nga casti ne cast. Ne filmin e saj te fundit ajo vajti per te luajtur rolin e nje figure te jashtezakonshme nga jeta e Golda Mejerit.
David Hjum filozof i madh skocez i cili vdiq ne 1776 e dinte se vdekja po i avitej me shpejtesi dhe e njoftoi kete fakt me anen e nje autobiografie te shkurter e plot humor te cilen e pati shkruar kater muaj perpara se te jepte shpirt. Mjeku i tij tha se ndonese teper i dobesuar Davidi nuk ndjeu pike ankthi padurimi apo ligeshtimi shpirteror gjer ne fund te jetes se tij.Individet te shembujt e mesiperm qene perballur vertet me me te keqen ligeshtimin e rende fizik pasuar nga vdekja. A mund ta shmangin njerezit shqetesimin kur jane ne hall te vertete Cila do te kishte qene situata me e keqe e perfytyrueshme Disa mund te thone - kur ndodhesh i mbyllur ne ndonje kamp perqendrimi nazist - i torturuar fizikisht dhe nen kercenimin e perhershem te vdekjes. E perseri nga raportet e mbikeqyresve te kampeve ne e dime se ne disa rrethana te burgosurit nuk shfaqnin te njejtat reagime. Disa krijonin ankthe depresione marroseshin ose vrisnin veten. Te tjere silleshin krejt ndryshe duke refuzuar ta shqetesonin panevojshmerisht veten per shortin qe u pati rene. Per fakte me te hollesishme lexoni librin e Viktor Frankl Kerkimet e njeriut per kuptimin.