Shota Baraliu Ate mashkull do ta rrihja per vdekje...

Po ka disa muaj qe kam pasur probleme me policine ne Tirane por nuk eshte hera e pare qe me ndodh kjo
Ndoshta askush nuk do ta kishte besuar qe bukuroshja Shota Baraliu do te ngjiste kaq shpejt shkallet e karrieres muzikore pasi kishte provuar me pare me sukses edhe aktrimin. Ajo vjen se fundmi me kengen Call the police jo per tu hakmarre ndaj uniformave blu qe e kane ndeshkuar disa here me gjoba por per te treguar pikerisht nje histori personale. Ne nje interviste plot batuta ajo tregon se perpiqet ne maksimum te shijoje jeten duke mos u shqetesuar per asgje dhe e gjithe kjo per shkak te natyres se saj lozonjare qe e karakterizon. Shota pohon se nuk ka ende nje te dashur ose me sakte nuk e ka gjetur njeriun ideal ndersa thekson se eshte e semure pas te berit shopin. Nderkaq ajo eshte duke u pergatitur per nje tjeter kenge e cila do te jete edhe materiali i ri muzikor me te cilin ajo pritet te konkurroje ne edicionin e sivjetshem te Kenges Magjike.
Jane shtate kenge qe keni realizuar deri tani brenda nje kohe shume te shkurter duket qe muzika tani eshte kthyer pjese e jetes mos e keni braktisur aktrimin
Po jane shtate kenge qe kam realizuar deri tani por muziken gjithmone e kam pasur pjese te jetes. Tani qe u futa dhe vete ne ujerat e saj normalisht qe po ndihem shume mire dhe do mundohem te bej maksimumin. Aktrimin se braktis per asgje ne bote por mundohem te shkoj paralel me te dyja ngaqe jane shume afer njera-tjetres.
Kenge Call the police goditi menjehere ne shenje duke fituar zemrat e shikuesve cilet jane autoret e kesaj kenge
Se pari shpresoj qe kenge ti kete pelqyer publikut. Mundohem qe gjithmone te bej dicka me ndryshe jo vetem e vetem ti kendoj dashurise pasi kemi shume tema te tjera qe mund te dalin lezetshem ne kenge. Une per vete ne cdo kenge dua te kete nje tekst ndryshe nga te tjerat. Per sa u takon bashkepunetoreve te kenges se fundit Call the police ato kane si autor muzike Darko Dimitrov e normalisht teksti nga Aida Baraku madje jam mjaft e kenaqur me te dy.
Ku eshte realizuar videoklipi A ka qene te lodhshme skenat pasi duken shume interaktive
Videoklipi eshte realizuar ne Shkup nga Supersonic ne bashkepunim me Alexander i falenderoj shume pasi kane realizuar ate qe kam kerkuar. Normalisht qe ka pasur dhe skena te lodhshme po edhe shume per te qeshur. Une zakonisht jam mesuar te sakrifikoj ne klipet e mia domethene te semurem pas klipit nga te ftohtit qesh.
Sa shkopinj bilardoje dhe gota keni thyer gjate xhirimeve Duket sikur kjo pjese tregon nje transgresion te dukshem tek Shota.
Nuk kam thyer aq shume sa per tu permendur qesh por gota kam thyer mjaft besoj qe kjo eshte pare edhe ne klip. Por jam munduar qe cdo skene e klipit te jete me e besueshme se tjetra.
Per Shoten eshte me mire te telefonoje policine ne vend qe te telefonoje ndonje mikeshe ne raste te tilla
Ha ha ha Nuk kam pasur raste te tilla po normalisht qe per cdo problem duhet njeriu ti telefonoje policise... Sa per mikesha ato te lene direkt ne balte... qesh
Pak kohe me pare patet disa probleme me Policine Rrugore ne Tirane mos ishte kjo kenge nje kunderpergjigje
Po ka disa muaj qe kam pasur probleme me policine ne Tirane por nuk eshte hera e pare qe me ndodh kjo. Tani jam mesuar te perballem me policine... qesh. Kjo kenge nuk eshte kunderpergjigje ndaj policise por tregon nje ngjarje te vertete qe me ka ndodhur mua para ca kohesh.
Edhe tek kenga e parafundit Flm per sms ju keni nje tekst provokues kush i zgjedh atoA i pershtaten ndopak natyres suaj
Gjithmone tekstet e mia i zgjedh Aida Baraku por normalisht me idene time dhe sigurisht qe i pershtaten pak natyres time ne jeten e perditshme jam shume e qeshur dhe nuk e vras trurin per shume gjera. Une thjesht e jetoj jeten ashtu si ndihem mire pa u marre me tjeret dhe besoj qe kenget e mia jane po kaq gallate.
Skenat erotike ne klip kane qene tej mase te komentuara a mund te tregoni dicka per te shuar kuriozitetin per fansat
Komente per klipin e fundit ka pasur nga me te ndryshme si te mira ashtu dhe te keqija thjesht njerezit mund te mendojne cfare tu doje qejfi. Une nuk mendoj njelloj si gjithe te tjeret. E falenderoj Zotin per guximin dhe vullnetin e mire qe kam per punen do te vazhdoj te punoj maksimalisht dhe nuk paragjykohem nga askush.
Ju ka ndodhur ndonjehere si ne klip qe nje mengjes te zgjoheni nga gjumi dhe te shihni se ju mungon dicka ne cante
Nuk me ka ndodhur asnjehere te me mungoje dicka ne cante nga nje person qe e dua dhe e respektoj. Po te me ndodhe sigurisht qe do ta rrihja per vdekje... qesh
Thone qe femrat e bukura jane thjesht te bukura dhe kur i njeh zhgenjehesh. Cmendim keni per kete
Mendimi im eshte qe secila femer ka karakterin dhe inteligjencen e vet dikush me pak dikush me shume. Per mua mjafton te jete njeri dhe te kete zemren e mire ashtu sic jam edhe vete keta njerez i dua dhe i respektoj.
Sa libra lexon nje femer e bukur dhe cfare keni lexuar ju kohet e fundit
Ka femra qe lexojne shume libra ka edhe qe nuk lexojne fare... qesh. Une per vete lexoj gjithmone kur kam kohe te lire normalisht... Libri qe sapo kam perfunduar eshte E dashura e priftit nga Daniel Kraige.
Nese do te ishit nje kafshe cfare do te donit te ishit
Nese do te isha kafshe do doja te isha arushe ha ha ha. Shaka pasi me pelqejne qente.
Cfare mund te gjesh me shumice ne garderoben tende
Ou gjithcka e gjen me shumice tek une... ha ha ha Te gjitha parate i harxhoj ne garderobe jam e semure pas shopingut. E di qe nuk eshte gje e mire por cfare te bej... Me shume kam canta kepuce dhe... te brendshme
A keni ndonje lidhje aktualisht Nese po cili eshte ai Nese jo cili do te ishte mashkulli ideal
Nuk mund te flas per dashurine sepse nuk jam ende marrezisht e dashuruar. Ne dallim nga vajzat tjera nuk jam e fiksuar vetem e vetem te bukuria thjesht te jete inteligjent i respektueshem te kete zemren e mire te me doje dhe te me cmoje mua... te tjerat vijne dalengadale.
Kur do tju shohim ne skene A keni ndonje projekt konkret
Se shpejti do jem e pranishme te Kenga Magjike me nje kenge dhe tekst shume shume interesant. Po shfrytezoj rastin te bej edhe nje fushate te vogel. Uroj ta pelqeje publiku kengen.