E Diel, 1 Nëntor 2026

Magnus Carlsen lufta e mendjeve

Frika qe rrethon cdo mendje kaq te bukur eshte se nje jete mund te kaloje brenda pak castesh ne skajet e pafundme

Vladimir Kramnik ish-kampion boteror aktualisht ne vendin e katert po luan ne turneun e pare te shahut klasik ne Londer. I gjate i bukur dhe aspak shprehes ai duket si nje njeri i cili njeh te gjitha variacionet e mundshme te nje loje fundin e se ciles e di shume mire. Por sot po ndjek nje metode tjeter duke luajtur pa meshire. Kundershtari i tij eshte nje adoleshent i cili duket se e ka veshtire te qendroje zgjuar. Magnus Carlsen leviz pareshtur siper karriges. Ngrihet dhe kundron drejt tryezave te tjera si nje femije kurioz. Gjithsesi kthehet serish aty ku ishte dhe papritur leviz nje nga guret e shahut pasi kishte ndertuar ne koke nje kundersulm te befasishem Ne levizjen e 43-te Kramnik shfaq nje deshperim te thelle e te pashprese qe e detyron ate te dorezohet...

Gjeniu mund te shfaqet kudo por origjina e talentit te Carlsen vazhdoje te mbetet tejet misterioze. Ne nentor Carlsen pasi kishte mbushur 18 vjec u be i riu i vendit te pare ne historine e shahut boteror. Ai vjen nga Norvegjia nje komb i vogel por me nje histori te madhe suksesi ne shah sic e quan mjeshtri i madh anglez Nigel Short duke e konsideruar talentin e sapo zbuluar nje gjeni i cili shfaqi dhuntite e rralla qysh kur ishte 8 vjec. I ati Henrik nje inxhinier i urte thote se ka shpenzuar me shume kohe duke e bindur te birin te mbaroje shkollen ne vend ta nxiste te luante shah. Madje edhe tani Henrik Carlsen do qe i biri te nderprese studimet e shahut per te dale se bashku me familjen per vizite ne nje muze. Duhet ende te mbeshtetet ne krahun tim. Sigurisht nuk ishte kjo gje qe ne kishin planifikuar per te ardhmen e Magnus - thote i ati.

Edhe lojtaret e shahut e kane vleresuar inteligjencen e jashtezakonshme te Carlsen. Ne shtator ai firmosi nje kontrate per tu stervitur me Garry Kasparov ndoshta lojtari me i madh i te gjithe koherave ne historine e shahut i cili u largua ne 2005 nga ky sport elitar per tu perfshire ne politiken ruse.

Eumlshte fakt se Carlsen do te ndryshoje dukshem lojen tone klasike te shahut - thote Kasparov. Gjate nje bisede Carlsen ofron vetem disa te dhena delikate te inteligjences se tij. Fjalet e tij ashtu si vete shahu jane shume teknike gramatikisht te papermbajtshme dhe logjikisht te persosura. Si nje adoleshent qe eshte ai vishet me kujdes por vihet paksa ne siklet para formaliteteve qe duhet doemos te respektoje Ai rralle nis nje loje shahu pa e nxjerre me pare kemishen siper pantallonave. Do qe te duket me i madh se 19 vjec por zakoni i te qeshures e tradhton gjate kontaktit me sy.

Carlsen i bashkohet elites se shahut ne nje kohe ndryshimesh te papritura. Ai eshte nje brez lojtaresh qe e ka mesuar lojen nga kompjuteri. Programet e fuqishme kompjuterike te shahut aktualisht jane te afta te perballen me konkurrente humane duke lejuar mjeshtrit e medhenj te studiojne ne kete menyre pozicione te nje niveli gati te pamundur nga sa mund te mendohej me pare. Por Kasparov thote se aftesia e Carlsen i ka rrenjet brenda nje kuptimi te thelle intuitiv qe asnje kompjuter nuk mund te arrije ti mesojne dhe se nxenesi i tij ka nje ndjenje natyrale per te bashkuar te gjitha pjeset ne vendin e vet. Sipas Kasparov Carlsen ka nje talent te vecante per te ndier energji potenciale ne cdo veprim edhe ne qofte se goditja finale mund te duket shume larg per tu llogaritur nga te tjeret madje me teper se edhe nje kompjuter ai arrin ne finish papritur.

Nuk eshte aspak rastesish te mendosh qe ne moshen 13-vjecare ai arriti te behej Grandmaster per 148 dite duke u renditur i treti si lojtari me i ri ne histori. Nderkaq me 1 janar 2010 renditja e Federates Boterore te Shahut e vleresoi ate ne moshen 19 vjec per 32 dite si lojtari me i ri ne historine e shahut duke thyer rekordin e mbajtur me pare nga Vladimir Kramnik.

Mjeshtrit e medhenj te shahut mblidhen per te diskutuar dhe analizuar levizjet e djaloshit Carlsen gjate ndeshjes se tij me Kramnik derisa e kuptuan se nuk mund te jepnin asnje pergjigje por thjesht e quajten dicka te persosur. E kam veshtire ta shpjegoj. Ndonjehere thjesht e ndiej se ajo eshte levizja e duhur - thote Carlsen.

Ne fakt Carlsen nuk i mungon as niveli kompjuterike. Ai eshte i afte te llogarise shpesh deri ne 20 dhe leviz perpara qetesisht duke luajtur lojera te ndryshme ne te njejten kohe ndersa syte levizin duke degjuar zhurmen e cdo levizje. Frika qe rrethon cdo mendje kaq te bukur eshte se nje jete mund te kaloje brenda pak castesh ne skajet e pafundme aty ku asgje eshte e pamundur loja e shahut tejkalon edhe numrin e parashikuar te atomeve ne gjithesi e cila mund ta coje deri ne cmenduri. Mjeshtrit e medhenj thone se kjo inteligjence e hershme e Carlsen te kujton Bobi Fisher. Lojtari i madh amerikan i kaloi vitet e fundit te jetes ne izolim duke perhapur edhe teorite e konspiracionit antisemite. Eumlshte e lehte te mbetesh i fiksuar pas shahut - thote Carlsen. - Kjo eshte ajo qe ndodhi me Fisher ap Pol Morphy nje tjeter mrekulli e humbur ne cmenduri. Une nuk e kam te njejten mani.

Edhe pse prej kohesh eshte renditur ne krye te klasifikimeve Carlsen tani duhet te luftojne ne rrugen e tij permes nje serie kualifikimesh dhe konkursesh ne menyre qe te fitojne nje shans per te luajtur per titullin kampion bote - cmimin me i madh i kesaj loje e cila eshte kontestuar cdo dy apo tre vjet. I ati thote se eshte me i shqetesuar ne lidhje me faktin nese shahu do ta beje nje njeri te lumtur. Kete duket se e vendos vetem ai. Me pelqen kjo loje dhe dua te garoj - thote Carlsen. I pyetur se sa kohe ai do te vazhdoje ti gezohet shahut dhe ku mendon se do ta coje kjo loje Carlsen ndalon mendon pak dhe pergjigjet Eumlshte shume veshtire te parashikohet. Te pakten deri tani ai ka bere te gjitha levizjet e duhura...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›