E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe juve ju pelqen Carla

Bruni ndan Evropen ne mes ata qe e duan dhe ata qe a urrejne. Por nje gje eshte e sigurt ne Paris ajo eshte bere aq e fuqishme sa per tu pasur frike...

Mona Liza e shekullit XXI. Me e bukura dhe e pakrahasueshmja buzeqeshja enigmatike e Carla Bruni Sarkozy. Perkufizimet me te pazakonta per Damen e Pare te Frances e kane shnderruar ate ne personazhin me te rendesishem ndaj se ciles zhvendoset e gjithe vemendja. E etiketuar ne gjithe fare menyrash Carla eshte Perandoresha Italiania Carla e Frances Presidentja ose e kunderta burri i saj quhet thjesht i shoqi apo zoti Bruni.

Ajo perben lajm edhe thjesht kur merr fryme. Shkon ne shesh-xhirimin e Woody Allen dhe Nicolas shnderrohet ne nje Otello-xheloz. Nisin e perhapen thashetheme se regjisori kerkon te prese disa skena te xhiruara me ish-modelen dhe per dite me radhe e gjithe kjo kthehet ne nje katastrofe kombetare. Ajo ngre zerin per iranianen Sakineh dhe kutia e saj postare ne Elize permbytet nga mesazhet e derguara e gjithe bota e duartroket ndersa me konservatoret e quajne la putain italienne.

Nje mit parisien si Catherine Deneuve e qorton Mund te qendronte ne heshtje duke e ditur te shkuaren e saj. Ajo aludon per 30 dashnoret e saj te cilet i denonconte ne nje kenge Por kjo ishte nje ceshtje rime - mbron veten Carla nje shifer e cila shkaktoi nje debat te madh ne France. Pak Shume Dikush ben llogarite jane vetem 15 ne vit qe nga mosha e adoleshences. Ne te shkuaren e saj Carla e kishte quajtur monogamine te merzitshme ndersa tani mbron marredhenien ekskluzive vetem me nje burre i cili ka fuqi berthamore dhe mohon flirtet qe i jane atribuuar ciftit nga armiku me i madh Rachid Dati nje ish-minister i Drejtesie ne mergim ne Parlamentin Evropian. Ishte ai qe nje dite e coi ne dhomen e gjumit presidenciale dhe i tregoi krevatin bashkeshortit duke i peshperitur A do te doje te ishe ti aty vertet

Ndoshta ishte e pashmangshme nje grua e cila shkeli nje institucion galate duke ardhur nga pasarelat e perfolura. Carla nuk do ta kishte menduar se do ta gjykonin faqet e para te gazetave te thashethemeve do ta kishin protagoniste madje edhe per peshen qe perconte ne politiken e brendshme dhe te jashtme. Gjithsesi fansa apo armiq te gjithe bien dakord ne nje pike Carla e ka ndryshuar Nicolasinai perfaqeson minimalisht hemisferen e majte te trurit te tij. Mbi te gjitha burri u detyrua te pranoje gjithcka Eumlshte e vertete jam me te dakord per cdo gje.

Pak dashuri pak respekt per nje inteligjence te gjalle dhe ndryshe. Pak oportunizem - thote Janine Mossuz-Lavau drejtor i qendres se hulumtimit te politikave. Sarkozy ndodhet ne nje situate te veshtire eshte ne renie neper sondazhe dhe jo aq popullor ne France per shkak te debimit te romeve dhe reformes se pensioneve. Carla e korrigjon kete imazh qasje ndaj ekstremit te majte per arsye elektorale edhe fale fushatave per te drejtat e njeriut. Nje korrigjuese dhe devijuese. Sheshet ziejne por vemendja per nje pjese po zhvendoset tek dy libra gati per te dale ne librari qe kane si subjekt zonjen e pare te Frances.

Botuesi Flammarion njoftoi se kishte paguar nje legjion te tere avokatesh para se ti jepte shtypit nje portret sarkastik te Carles shkruar nga gazetarja Besma Lahouri tashme autore e nje libri mbi lavdine kombetare te Zinedine Zidane. Embargo absolute mbi permbajtjen me argumente shperthyese mbi te dashurit sekrete si dhe kirurgjine kozmetike vetem 18 muajt e fundit si dhe rrethin e miqve te ngushte. Pergjigjja sipas ekspertit Elyse Philippe Coen i cili studioi me kujdes ne tavoline efektet negative te librit-hetim eshte nje tjeter veper e titulluar Carla et les ambitieux Carla dhe ambiciozet nje botim i Momenti i cili kushton 1650 euro me penat e dy gazetareve aspak armiqesore si Michael Darmont dhe Iv Derai. Ata premtojne te sjellin sfondin e jetes ne pallatin presidencial rrefimet e betejave te nisura nga Carla me disa keshilltare te bashkeshortit per te imponuar pikepamjet e tij punen aktive per te nxitur afrimin e ish-gruas Cecilia me shokun e ri Richard Attias si dhe pritjet e tyre sesi do ti drejtohen fushates presidenciale ne 2012. Sigurisht me marreveshje te perbashket. Tani eshte e qarte per francezet se kreu i shtetit edhe sipas sondazheve rreth 50 per qind i atribuohet vendimmarrjes se Italianes.

Ka edhe nga ata prozaike qe nuk e gelltisin gjithcka. Nje sondazh i Harris ka pyetur kohet e fundit 1025 njerez se ciles historie dashurie i besojne me pak Carla-Sarko ka triumfuar me 40 per qind. Sondazhi tregon se ka pak dyshime ne ndjenjat e presidentit e zonja e tij ne fakt dyshohet dukshem per karrierizem. Akuzat e fundit ende aktive po rrezojne te tjerat dhe jane perqendruar me shume ne origjinen e saj duke vene ne siklet dekorin e republikes. Nese eshte italiane nuk i intereson askujt por pjesa tjeter qe ajo eshte reflektim i nje shoqerie ku njerezit dashurojne apo divorcohen. Me mire te qartesohet hipokrizia e nje Cecilia e cila shfaqet vetem ne fushaten elektorale apo ne epoken e shkuar nje Mitterrand qe fsheh vajzen e tij sekrete-thote Janine Mossuz-Lavau. Por kjo nuk mjafton.

Ne France 43 per qind e femrave te moshave 25 deri 49 vjec ndihen ne sintoni me damen e pare te vendit qe ka bere me pare modelen ben kengetaren dhe nuk kalon kohen e saj duke ndjekur nje protokoll te merzitshem. Ajo eshte nje grua e cila tani nuk ka me kohe te jape keshilla bukurie. Mendohet se llogarite e saj bankare ne 10 vitet e karrieres si mbretereshe e pasarelave arrin ne 7.5 milion dollare ne vit ku vetem albumi i saj i pare shiti 2 milione kopje ndersa qe kur vdiq i vellai Virginio Bruni Tedeschi ajo nxori ne ankand mallra me vlere 18 milione euro.

Per para apo por per pushtet nuk dihet por ne nentor 2007 ajo u josh nga Nikolas gjate nje takimi fare rastesor ne shtepine piblicitare te Jacques Seguela. E paharrueshme ishte ajo nate kur edhe nisi gjithcka. Vetem 10 minuta pasi Sarkozy ishte larguar Carla e kishte pyetur mikun e saj Cudi mikut tend i dhashe numrin e telefonit dhe akoma nuk me ka telefonuar. Dasma u mbajt me 2 shkurt 2008 me pas ata nxituan te shfaqen para dritave te bliceve.

Me 23 dhjetor ajo mbush 43 vjec dhe premton se ne respekt te tradites si Dama e Pare e Frances do te vazhdoje te sillet me thjeshtesi dhe delikatese duke lene pas imazhin e seks-simbolit qe ende e ndjek si hije...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›