E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenderbeu Ahmet Zogu dhe matjane te tjere

Raca shqiptare ka nxjerre perhere pergjate koherave njerez te shquar ne fusha nga me te ndryshmet te cilat jane bere shpesh here protagoniste te ngjarjeve te rendesishme. Duke qene pjese e strukturave te formacioneve te tilla shteterore si shtetit maqedonas te Aleksandrit te Madh Perandorise Romake asaj Bizantine Perandorise Osmane Mbreterise se Napolit Italise apo ndonje shteti tjeter ata kane shkelqyer si qeveritare diplomate ushtarake arkitekte mjeke apo artiste. Shembuj te shumte nisin qe me Pirron e Epirit perandoret ilire te Romes dhe Bizantit Skenderbeun e dhjetera figura te tjera qe kushdo qe i lexon keta rreshta mund te kujtohet dhe te rendise me mendje shume te tilla.

Figura dhe personalitete kane dale nga i gjithe trualli shqiptar ku edhe Mati ka vendosur guret e vet ne kete mozaik te madh te vlerave shqiptare. Vetem ne fushen ushtarake mund te permendim nje sere emrash te cilet ne kohe te ndryshme dolen nga radhet e ushtrise perandorake osmane. Duhet theksuar midis te tjerave se ky formacion shteteror ka qene nje nga faktoret politik dhe ushtarak qe i ka dhene tonin historise se rajonit tone per nje periudhe te gjate kohore. Qysh nga mezi i shekullit XIV dhe deri ne prag te Luftes se Pare Boterore ne fillim te shekullit XX shteti turk ka qene aktori kryesor politik ne Evropen Juglindore. Me pushtimet qe kreu shteti osman perfshiu ne vetvete nje numer te madh popujsh ku benin pjese edhe shqiptaret te cilet u integruan ne kete perandori te madhe qe shtrihej ne tre kontinente.

Midis shqiptareve te shumte nenshtetas te Perandorise Osmane i pari qe dokumentohet si nje nder ushtaraket e pare shqiptare dhe qe sherbeu ne kete armate ishte Gjergj Kastrioti i cili karrieren e nisi ne ushtrine e rregullt osmane ne korpusin e jenicereve. Me nje te kaluar te lavdishme ne kete trupe befas ai u shnderrua pas 21 vjet karriere ne nje prej kundershtareve qe per 23 vjet sfidoi trupen ku u formua si i tille. Sot ai trajtohet si nje figure e shquar politike i cili u be themeluesi i shtetit te pavarur shqiptar. Si strateg dhe diplomat ai mbetet i vleresuar edhe sot nga historia politologjia apo letersia si dhe nga nje sere personalitetesh te njohura te botes ndersa per shqiptaret mbetet I vetmi hero i tyre kombetar.

Historise se Perandorise Osmane i perket edhe nje tjeter shqiptar i shquar sic ishte Veziri i Madh Ahmet Pasha. Sipas Sami Frasherit ai ishte me origjine nga fshati Kurdari i Matit dhe u perfshi qysh i vogel ne sistemin e devshirmese. Ndryshe nga Skenderbeu ai nuk shkoi ne shkollen e cogllaneve per tu pergatitur si ushtarak por u rrit ne oborrin e Sulltanit per te sherbyer me vone ne administraten osmane.

Karriera e Ahmet Pashes nisi ne Egjipt si keshilltar i valiut te vendit dhe vazhdoi si keshilltar i Vezirit te Madh ne vitin 1648. Me pas ate e gjejme ne dokumentet historike si Vali i Dijarbakirit dhe qeveritar i Egjiptit per te perfunduar me pas karrieren ne burg. Kriza ekonomike qe kishte perfshire Perandorine ne kete kohe e detyroi Sulltan Mehmetin IV qe ta lironte dhe ta emeronte Vezir te Madh post ne te cilin Ahmet Pasha qendroi ne vitet 1451-1452.

Gjate ushtrimit te ketij statusi ai krijoi per here te pare buxhetin e shtetit osman duke kontrolluar ekonomine dhe financat e perandorise. Pikerisht per keto reforma Ahmet Pasha mori emertimin Tarhunxhi dhe sot permendet nga historia turke si themeluesi i buxhetit te ketij shteti.

Ndersa graden me te larte ne Armaten Osmane e arriti Rexhep Pashe Mati nje tjeter personalitet i jetes ushtarake. Ai lindi ne vitin 1841 ne Bater te Martaneshit ne familjen Ruci. Pasi u diplomua si ushtarak sherbeu ne shume territore te perandorise si ne Kaukaz Arabi Irak dhe Afrike. Ne ushtrine turke fale aftesive ai i arriti te gjitha gradat e larta ushtarake si kapiten kolonel gjeneral dhe se fundmi marshall. Ne vitet 1901-1908 sherbeu si guvernator i Libise. Nderkohe qe ne vitin 1908 menjehere pas Revolucionit Xhonturk ai u emerua minister i Luftes ne qeverine e re turke.

Per fatin e tij te keq vdekja e menjehershme i mori jeten qe ditet e para te ushtrimit te detyres duke e nderprere karrieren e tij te gjate ne ushtrine turke.

Nje tjeter personalitet i shquar nga Mati eshte edhe Mbreti Zogu I i shqiptareve nje nga figurat me te spikatura te historise se Shqiperise se shekullit XX.

Ahmet Zogu ka nje merite te jashtezakonshme nen drejtimin e shtetit dhe te mbreterise shqiptare. Gjate monarkise shteti shqiptar u konsolidua me tej. U krijua shteti ligjor u ndertua nje administrate efikase vendi u pajis me monedhen e tij u organizua sistemi arsimor u realizua levizja e lire e njerezve brenda dhe jashte vendit dhe u forcua me tej ndergjegjja kombetare. Personaliteti i Mbretit Zog qe hipi ne fron ne moshen 33-vjecare spikati ne shume plane si ne fushen etatiste ushtarake e kulturore. Por e rendesishme te theksohet eshte se arsimimin e tij Ahmet Zogu e kreu ne Stamboll ne vitet 1903-1912 fillimisht ne lice dhe me pas ne akademine ushtarake. Ky formim do te ndikonte tek ai per te perballuar sfidat e mevonshme qe do ta shnderronin emrin e tij ne nje figure te shquar te historise sone kombetare.

Ndersa nje tjeter personalitet i jetes ushtarake osmane te cilin qellimisht e lame per ne fund te ketij shkrimi per vete specifiken e tij eshte Ballaban Pashe Badera. Pavaresisht se nga historia shqiptare ai quhet tradhtar ose etiketohet si renegat perseri ai mbetet nje nder ushtaraket me te talentuar dhe me trima te Perandorise Osmane bashkekohes i Skenderbeut.

Ballabani lindi ne Bater te Martaneshit dhe shume shpejt se bashku me te vellain Jonimen Jonuzin - emri turk u perfshi ne sistemin e devshirmese ku pas edukimit ushtarak u perfshi ne korpusin e jenicereve. Fale aftesive te tij fizike dhe inteligjences u be nje nder komandantet me te shquar te Mehmetit II. Ai ishte drejtuesi i nje grupi jeniceresh ku gjate rrethimit te Kostandinopojes u ngjiten te paret ne muret e saj ne mesditen e 29 majit te vitit 1453. Per kete akt Mehmeti II e shperbleu me graden e pashait. Pasi sherbeu ne shume fronte te perandorise ne vitin 1463 Ballaban Pasha u emerua Sanxhakbej i Ohrit si strategu i vetem i afte per tu perballuar me Skenderbeun. Ne te gjitha betejat e medha te viteve 1460 te zhvilluara midis Skenderbeut dhe ushtrise osmane ai e vuri ne nje situate kritike kete te fundit. Ne keto ndeshje pas terheqjes ne betejen e Valikardhes prane Bulqizes Ballabani arriti te kapte rob shtate prej komandanteve me te shquar te Skenderbeut te cilet i dergoi ne Kostandinopoje tek Mehmeti II. Me gjithe negociatat e Skenderbeut per ti kembyer pengjet me cfaredo lloj cmimi Ballabani nuk pranoi. Midis pengjeve qe u rropen te gjalle ne publikun e Kostandinopojes ishin Moisi Golemi Muzake Arianiti Vladan Gjurica Gjin Muzaka Gjon Perlati Nikolle Erizi Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi.

Pavaresisht se e urrente Skenderbeu e vleresonte Ballabanin si ushtarak dhe rival te denje te tij.

Skenderbeu shikonte zgjuarsine durimin kembenguljen dhe gjakftohtesine e tij - shkruan Sabri Godo per Ballabanin tek romani i tij Skenderbeu S. Godo Skenderbeu f. 344.

Me gjithe rivalitetin e ashper Skenderbeu e theu Ballabanin ne te gjitha betejat e zhvilluara si ne Valikardhe Oranik Vajkal dhe Kashar. Nje perplasje e dy matjaneve modele te formuara nga e njejta shkolle. Nderkohe qe ne vitin 1466 Sulltan Mehmeti II e caktoi Ballabanin si mekembes te tij ne Shqiperi me qellim qe te mbante nen presion Skenderbeun kurse Krujen te rrethuar. Gjate luftimeve me forcat shqiptare Ballabani u vra ne 23 prill 1467 ne muret e Krujes.

Ballabani u vra ne menyre aksidentale dhe rastesore nga ushtari krutan Gjergj Aleksi. Ai ra viktime e trimerise se tij te tepruar dhe karakterit impulsiv. Ate dite ai e kishte humbur durimin sepse nje jave me pare pikerisht ne 19 prill Skenderbeu kapi rob te vellane Jonuzin bashke me te birin Ederin dhe pasi u preu kokat ne shenje hakmarrjeje ndaj pengjeve te Valikardhes ia nisi ato Ballabanit.

Ballabani u vra ne nje prite dhe vdiq i plagosur rende mbi kalin e tij ne fushen e betejes ku dy ushtrite ndesheshin perreth mureve te Krujes. Pas vdekjes se tij trupi i Ballaban Pashes u varros ne Kalane e Petreles dhe me porosi te Sulltan Mehmetit II u ndertua edhe nje tyrbe pasi si ish-jenicer Ballabani i perkiste ne besim sektit mysliman te bektashianeve.

Ketu perfundon historia e nderlikuar e kesaj figure e cila tashme meriton nje shqyrtim te ri ku ndryshe nga e kaluara duhet qe te mos shihet vetem bardh e zi prej historianeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›