E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandi i Big Brother Ja pika ime e dobet...

Une e kam thene edhe gjate kohes qe kam qene brenda ne Big Brother qe disa prej banoreve do te ngelen per mua miq shume te mire...

Olgena gruaja e Armandit ka hyre e para ne lokalin e tij ne zonen e ish-Bllokut ndersa bashkeshorti i saj ka ndalur hapin tek banaku per te takuar disa miqte e tij. Ndryshe nga shume personazhe te edicionit te fundit te Big Brother Armandi eshte me kembe ne toke nuk eshte aspak nga ata qe perfshihet nga ethet e fames apo pasionet e castit prandaj i duhet qe pike se pari te kujdeset qe klientet te ndihen shume mire. Ne nje rrefim per standard ai flet per impenjimet e tij te momentit qe jane te perqendruara kryesisht te bizneset familja e tij e cmuar si dhe miqte. Shumica e ketyre te fundit jane miq te cilet ishin njesoj si ai protagoniste te Big Brother me te cilet kalon edhe pjesen me te madhe te kohes ku duket se Klodi vazhdon te jete ende n ne vendin e pare te miqve te tij. Por mbi te gjitha edhe pse duket nje burre i forte shpesh ekuilibrues i debateve mes miqve te tij apo vendimtar ne marrjen e vendimeve te medha edhe Mandi e ka nje pike te dobet si gjithe te tjeret. Po cila eshte kjo pike e dobet Mesojeni ne intervisten e tij...

Si e mbyllet kete sezon te nxehte veror me shume me pushime apo duke u marre me pune

Realisht per mua kjo vere ka qene me shume e ngarkuar me pune kjo pasi vete puna qe une bej ka lidhje me sezonin e veres prandaj edhe nuk kam pasur mundesi te leviz shume per te pushuar gjate ketij sezoni.

Pas Big Brother a kane ndryshuar marredheniet me te tjeret keni pasur me shume takime me miq te rinj apo te vjeter

Jam perpjekur me te gjitha menyrat te jem afer miqve te mi te vjeter por pa neglizhuar edhe ata qe kam fituar pas pjesemarrjes ne Big Brother. Per mua miqte jane te rendesishem qofshin ata te vjeter apo te rinj prandaj edhe kam qene gjithmone ne kontakt te vazhdueshem me te gjithe ata.

Tani qe jeni bere nje personazh publik biznesi eshte vetem nje detyrim apo edhe argetim

Biznesi eshte biznes dhe per mua ky eshte nje perkufizim shume i rendesishem dhe mjaft i qarte pra me nje fjale nuk eshte kurrsesi nje argetim per mua.

Kush eshte krahu juaj i djathte Shpesh ju shohim me gruan ne lokal edhe ne festa Jeni kaq te lidhur apo ju pelqen te ekspozoheni si cift

Ne te vertete ne jemi shume te lidhur me njeri-tjetrin dhe kudo qe une jam ne pune apo edhe kur dalim per tu argetuar bashkeshortja ime eshte gjithmone ne krahun tim.

A ka nje pike te dobet Mandi

Eh sigurisht edhe une e kam nje pike te dobet. Ajo eshte vajza ime Kejt. Kur ajo erdhi ne jete isha entuziast por jo aq shume ne rast se do te kishte qene djale. Me pas e kuptova se ajo ishte dhurata me e bukur e jetes time. Jemi shume te lidhur bashke. Edhe pse une shkoj shpesh vone ne shtepi ajo sikur e ndien eren time zgjodhet dhe pa me dhene puthjen e saj duke me thene naten e mire nuk shkon per te fjetur.

A vazhdon miqesia me banoret e tjere Shumica e tyre jane vizitore ne lokalin tuaj jane thjesht kliente apo miq

Une e kam thene edhe gjate kohes qe kam qene brenda ne Big Brother qe disa prej banoreve do te ngelen per mua miq shume te mire sic jane Klodi Seldi Olta Erioni apo Bertina te cilet e frekuentojne shpesh lokalin ku une menaxhoj.

Kur ishit ne shtepi keni qene nje rregullator ne debate e luani ende kete rol tashme jashte

Ne fakt ka disa biseda qe kalojne edhe ne debate mes nesh mes banoreve me te cilet tani jemi edhe miq. Madje ndodh shpesh qe edhe kur jemi ne oret e vona te nates atehere kur edhe alkooli ka bere punen e vet une gjithmone jam me i kthjellet dhe mundohem te nderhyj me argumentet i mia apo ti qetesoj miqte e mi per debate te caktuara.

Ju ishit ne fillim i vetmi qe e perkrahet Klodin jeni ndier ndonjehere jo komod apo keni marre kritika nga miqte ne lidhje me miqesine tuaj

Kurrsesi asnje kritike nuk kam marre dhe perkundrazi jam ndier komod prane Klodit. E gjithe kjo ndodh per shkak se une dhe shoqeria ime jemi shume civile dhe nuk shohim asnje problem ne miqesine qe kam me Klodin apo ish-banore te tjere te Big Brother.

Ia vlen vertet te rrezikosh veten apo familjen per nje mik ne kete rast per Klodin

Nuk ka asnje rrezik ne kete mes pra une nuk e konsideroj si rrezik per veten apo familjen kete gje pasi une e respektoj Klodin dhe kjo eshte dicka shume e rendesishme ne nje marredhenie mes miqsh dhe shokesh.

Gjithmone keni rene ne sy per pamjen e jashtme sa kujdeseni per te

Une gjithmone jam kujdesur per imazhin qofte para se te shkoja ne Big Brother dhe me pas fundja paraqitja e jashtme dhe kujdesi per vetem eshte nje aspekt qe tregon nje pjese te konsiderueshme te karakterit te personit.

Tani te gjithe e dine qe ju keni nje biznes sa sukses mund te fitoje nje person i famshem duke pasur edhe fansa afer

Ky sukses eshte ne saje te seriozitetit dhe te impenjimit tim maksimal qe kam per pune. Kam 17 vjet qe investoj ne kete fushe dhe per mua eshte moment i rendesishem qe ne biznesin tim shpesh vijne edhe fansa.

Cilat jane planet tuaja Do te impenjoheni ne televizion apo diku tjeter ku realisht mendoni se mund te jepni maksimumin

Per momentin une jam angazhuar ne klubin me te ri qe po menaxhoj Davidoff dhe ne kete sipermarrje kam pasur si krahun tim te djathte bashkeshorten time. Ndersa per sa i takon ofertave ne televizion nuk kam pasur ndonje te tille. Gjithsesi per mua eksperienca ne Big Brother ka qene shume e cmuar dhe mendoj se ishte nje periudhe qe do te konsideroj si nje nder me te rendesishmet per jeten time.

Interesa amp hobi Eumlshte shume i lidhur me futbollin. Dy here ne jave luan rregullisht futboll me miqte. Eumlshte tifoz me Dinamon dhe nuk le ndeshje pa shkuar. Nje nga pasionet e tij te vjetra eshte dhe muzika hard rock

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›