Kapen 500 gramë heroinë, arrestohet shpërndarësi
Më shumë se gjysmë kilogramë
heroinë është
bllokuar dje nga policia
e kryeqytetit, ndërkohë që një
person ka përfunduar në pranga.
Policia ka mundur të identifikojë
edhe furnizuesin e shpërndarësit
të arrestuar, i cili është shpallur në
kërkim. Sipas uniformave blu,
seksioni kundër drogës arriti të
sekuestrojë sasinë prej 600
gramësh lëndë narkotike, e dyshuar
heroinë, duke vendosur
nën pranga një shtetas si shpërndarës
dhe posedues të saj. Në
kuadër të operacionit policor të
koduar "Qarku i Mbyllur 1", specialistë
pranë këtij seksioni realizuan
kapjen dhe më pas arrestimin
në flagrancë të shtetasit
Kreshnik Fatmir Halilaj, 27 vjeç,
lindur dhe banues në Tiranë. Ai u
kap në afërsi të
hetimeve nga antidroga, dyshohet
se Fatmir Halilaj, lëndën
narkotike e blinte tek një tjetër
person, i cili është shpallur në
kërkim, me qëllim shpërndarjen
e saj. Policia ka ushtruar kontroll
edhe në banesën e furnizuesit,
emri i të cilit nuk publikohet për
arsye hetimore. Nga kontrolli i
banesës së ushtruar u gjet sasia
prej 412 gramësh heroinë. Në
cilësinë e provës materiale u
sekuestruan 595.6 gramë lëndë
narkotike, një celular, një peshore
elektronike dhe materiale të tjera
që shërbejnë për ambalazhimin
dhe paketimin e lëndës narkotike.
heroinë është
bllokuar dje nga policia
e kryeqytetit, ndërkohë që një
person ka përfunduar në pranga.
Policia ka mundur të identifikojë
edhe furnizuesin e shpërndarësit
të arrestuar, i cili është shpallur në
kërkim. Sipas uniformave blu,
seksioni kundër drogës arriti të
sekuestrojë sasinë prej 600
gramësh lëndë narkotike, e dyshuar
heroinë, duke vendosur
nën pranga një shtetas si shpërndarës
dhe posedues të saj. Në
kuadër të operacionit policor të
koduar "Qarku i Mbyllur 1", specialistë
pranë këtij seksioni realizuan
kapjen dhe më pas arrestimin
në flagrancë të shtetasit
Kreshnik Fatmir Halilaj, 27 vjeç,
lindur dhe banues në Tiranë. Ai u
kap në afërsi të
hetimeve nga antidroga, dyshohet
se Fatmir Halilaj, lëndën
narkotike e blinte tek një tjetër
person, i cili është shpallur në
kërkim, me qëllim shpërndarjen
e saj. Policia ka ushtruar kontroll
edhe në banesën e furnizuesit,
emri i të cilit nuk publikohet për
arsye hetimore. Nga kontrolli i
banesës së ushtruar u gjet sasia
prej 412 gramësh heroinë. Në
cilësinë e provës materiale u
sekuestruan 595.6 gramë lëndë
narkotike, një celular, një peshore
elektronike dhe materiale të tjera
që shërbejnë për ambalazhimin
dhe paketimin e lëndës narkotike.