Monumentet e kulturës, lekët sipas vizitave
Autori i Lajmit: red.
Vitin e fundit është përvijuar një politikë e re e vlerësimit të monumenteve të kulturës, duke mos i parë ato si sende amorfe në vetvete, por në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor, duke i ekspozuar këto vlera tek të tjerët, por në të njëjtën kohë duke pasur kujdes edhe për ruajtjen e integritetit të tyre. Në përcaktimin e buxhetit 2008 ka luajtur një rol parësor filozofia e re e vlerësimit të monumenteve, restaurimi i të cilave tashmë nuk shihet si një qëllim në vetvete, por si pjesë integrale e asaj pjese të turizmit që çmon këto monumente dhe i kthen ato në të vizitueshme dhe për rrjedhojë, në burime të ardhurash të konsiderueshme. Këtë vit, parimi i ndjekur për përzgjedhjen e monumenteve që do të restaurohen është pikërisht në përputhje me këtë filozofi, pra restaurohen monumente që janë lehtësisht të arritshme dhe të vizitueshme nga turistët dhe që janë pjesë e itinerareve kulturore tashmë të përcaktuara nga kjo ministri. Për herë të parë këtë vit, vetëm për monumentet e kultit (kisha, xhami, teqe) është akorduar një fond prej 150 milionë lekësh, shifër kjo pothuaj e barabartë me fondin total që ka qenë akorduar në vitet e mëparshme për gjithë monumentet e kulturës. Ky fond do të përmirësojë jo vetëm kushtet fizike të vetë monumenteve të kësaj kategorie, por dhe të rrethinave të tyre, duke përmirësuar kështu kapacitetin pritës të besimtarëve, në rastet kur ato janë subjekt i pelegrinazheve apo riteve të ndryshme apo duke i bërë ato pjesë të itinerareve religjioze që synojnë jo vetëm të promovojnë vlerën shpirtërore, por dhe atë historike të tyre. Ky fond i bashkëngjitet fondit prej 150 milionë lekësh të akorduar për monumentet e kulturës në tërësi. Dispozitat e ligjit “Për trashëgiminë kulturore”, përcaktojnë se restaurimet mund të kryhen nga Drejtoritë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, si dhe nga firmat private të licencuara për këtë qëllim. Këto të fundit, kanë qenë të interesuara të vijnë të restaurojnë duke qenë se personat e specializuar në këtë fushë po vijnë gjithmonë e në rritje, si rezultat i zgjerimit të gamës së profesionistëve në këtë fushë, por edhe si rezultat i rritjes kualifikimeve të ofruara ndaj tyre, si psh, mund të përmendim këtu shkollën e restaurimit që është ngritur nga UNESCO dhe po vazhdon punën pranë IMK-së, për të trajnuar restauratorë të mirëfilltë. Në përgjithësi, punimet e restaurimit në sasi të konsiderueshme, të cilat nuk përballohen dot nga kapacitetet e Drejtorive Rajonale të Monumenteve të Kulturës, u besohen firmave të licencuara për restaurim, pas një përzgjedhjeje të kujdesshme sipas procedurave dhe rregullave në fuqi. Për sa i përket menaxhimit të fondit është marrë Bashkimi Evropian, për përzgjedhjen e studiove të arkitekturës që do të hartojnë projektin e rehabilitimit të integruar për tri nga rreth 10 kandidatura ndër të cilat mund të përmendim: Kalanë e Himarës, Elbasanit, Tepelenës, Qendrën Historike të Shkodrës, Vlorës etj. Përzgjedhja e tri qendrave do të bëhet në një fazë të dytë dhe kryen të gjitha procedurat studioja greke “Research & Synthesis”, që u përzgjodh pas procesit të tenderimit nga strukturat e BE si më e përshtatshmja ndër 13 studio të ofruara për disa arsye, ndër të cilat mund të përmendim: eksperiencën e gjatë në këtë fushë dhe ndërhyrje të ngjashme si psh në kalanë e Janinës, ishullin Santorini etj, faktin se kjo ishte një studio e mirëfilltë që kishte punuar si e tillë prej vitesh.
Përfituesit e fondeve
Mund të përmenden disa prej tyre që do të përfitojnë fonde: një sërë banesash në qendrën historike të Beratit, të Gjirokastrës, Elbasanit, pazarin e Gjirokastrës, kalatë e Gjirokastrës, Shkodrës, Lezhës, urën e Vashës në Dibër, Rrugës së Hebrenjve në Vlorë, ndërsa për objektet e kultit mund të rreshtojmë: teqja e Kulmakut në Tomor, teqja e Martaneshit, kisha e Shirgjit në Shkodër, xhamia e Plumbit në Shkodër dhe ajo e Mirahorit në Korçë. Për më tepër, janë restauruar me 41 milionë lekë nga buxheti i shtetit në Gjirokastër, Hani i Zagories, shtëpia e Kadareve, Pazari i Gjirokastrës, shtëpitë e Çabejve dhe Skëndulatëve duke kontribuar kështu në përmirësimin e imazhit të këtij qyteti të rëndësishëm. Është lëvruar fondi prej 1 milion e 300 mijë dollarësh i qeverisë shqiptare që i ishte mirëbesuar UNESCO-s, dhe ka filluar restaurimi në qendrën historike të këtij qyteti.
Kalatë që do të rikonstruktohen
Një tjetër fond prej 3.5 milionë eurosh i BE-së u fitua nga MKTRS për disa kala të rëndësishme të Shqipërisë si ajo e Lezhës, Elbasanit, Himarës etj.
- U fitua dhe filloi lëvrimi i fondit prej 91 000 USD i qeverisë japoneze, menaxhuar nga UNESCO, për mbrojtjen dhe ruajtjen e Isopolifonisë, shpallur nga kjo e fundit pasuri gojore e njerëzimit. Kanë përfunduar me sukses dhe janë fituar aplikimet në projektin INTERREG në bashkëpunim me Rajonin e Pulias për përmirësimin e infrastrukturës së muzeve kombëtare.
2. Është rritur ndjeshëm numri i materialeve promocionale që ilustrojnë monumentet e kulturës dhe itinerarët kulturore në tërësi. Ato janë të shpërndara në pikat turistike dhe ato të shitjes.
3. Janë vendosur dhe do të vazhdojnë të vendosen në muzetë kombëtare dhe kalanë e Beratit audio guida, me qëllim prezantimin sa me të mirë të vlerave të trashëgimisë vizitorëve.
4. U vendosën tabelat sinjalizuese sipas standardeve kombëtare në gjithë territorin e vendit për një orientim sa më të mirë të turistëve drejt pasurive tona kulturore.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008