“Janko Hunyadi, mbrojtës i krishtërimit” vjen në edhe në shqip
Autori i Lajmit: red.
Libri “Janko Hunyadi – Mbrojtës i Krishtërimit”, versioni në gjuhën shqipe i librit “Iancu de Hunedoara” i historianit rumun, Camil Muresan, një monografi e përkthyer nga Virgjil Muçi dhe rishikuar nga studiuesi Aurel Plasari, u promovua në Tiranë në prani të njerëzve të njohur të historisë dhe kulturës shqiptare.
Libri Janko Hunyadi – Mbrojtës i Krishtërimit , është një libër shkencor që jep të dhëna historike mbi Janko Huniadin dhe bashkëkohësin e tij me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu; u shpreh i ngarkuari me Punë i Rumanisë në Shqipëri z. Gheorge Micu. Sipas tij “të dy heronjtë bashkëndihmuan në ngandalësimin e përparimit osman drejt perëndimit dhe veriut të Gadishullit Ballkanik”. “Si rrjedhojë shqiptarët, rumunët dhe popujt e tjerë të Europës Qëndrore dhe Juglindore e shkruan emrin e tyre në Mesjetë në radhën e atyre që mbrojtën dhe shpëtuan vlerat europiane”, tha z.Micu. Ndërsa historiani Kasem Bicoku u shpreh se “ky libër me 14 kapituj duket si biografi e Janko Hunyadit, por në të vërtetë është një histori e plotë se si pushteti politik është i suksesshëm”. Prof.Univ.Dr.Ovidiu Muresanu, i biri i historianit të njohur, i bëri me dije të pranishmit, aktivitetin akademik të babait të tij i lindur më 1927, drejtor i Institutit të Historisë “George Bariţiu” dhe president i Akademisë Rumune të Kluzh-Napocas.
Vepra u botua në ciklin “Intelligenda”, me ndihmën e Shtëpisë Botuese “55”
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008