E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni, i jep fund jetes 38-vjecari

Nje 38-vjecar nga fshati Vlocisht, i rrethit te Korces, i ka dhene fund jetes me vetevarje ne litar. Adrian Hoxhallari eshte gjetur ne pjesen e prapme te shtepise nga te afermit, dje, rreth ores 05:30 te mengjesit, ndersa gjesti veteflijues mendohet te jete kryer disa ore me pare. Policia tha se viktima kishte pesuar nje tronditje pas humbjes se femijes se tij, qe nuk mundi te vinte ne jete. Edhe pse kishin kaluar kater vjet, 38-vjecari mesohet se kalonte shpesh gjendje depresive. Kjo ka ndikuar bashke me konsumin e alkoolit ne rendimin e gjendjes se tij emocionale, qe e coi deri ne vetevrasje. Muajt e fundit ne rajonin e Korces eshte konstatuar nje numer i larte vetevrasjesh.

G.A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›