E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nard Ndoka shkarkon drejtorin e PD-se

ELBASAN - Shkarkohet nga detyra drejtori i Qendres Spitalore te Elbasanit, Shefqet Deliallisi. Urdhri i shkarkimit mban firmen e ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka. Ende nuk eshte i qarte motivi i largimit nga detyra i Deliallisit, por mendohet se gjithcka ka lidhje me situaten e krijuar brenda PDK-se dhe me raportet e qeverisjes se saj me PD-ne. Dr. Shefqet Deliallisi eshte nje nga figurat kryesore te PD-se ne qytetin e Elbasanit. Ai ka kryer detyra te ndryshme si drejtor i qendres spitalore dhe kryetar i Keshillit Bashkiak te Elbasanit. Drejtori i Shendetit Publik ne Elbasan, Everest Hoxha, u shpreh se levizja nga detyra e Deliallisit nuk ka lidhje me propozimet nga baza. Ai ka sqaruar se shkarkimi eshte kryer nga Ministria e Shendetesise. Nderkohe ka qene i menjehershem reagimi i PD-se, dega Elbasan. Burime nga kjo dege bene te ditur se, nese ministri Nard Ndoka nuk rikthen ne detyre Shefqet Deliallisin, atehere do te rishikohet koalicioni ne te gjitha nivelet me kete force politike ne shkalle qarku. Madje, PD ne kete qytet ka kercenuar se do ta prishe kete koalicion dhe nuk do te njohe asnje emerim te ri te ministrit Ndoka. Nje funksionar demokrat ne qytetin e Elbasanit u shpreh se “keto jane perpelitjet e fundit te ministrit Nard Ndoka, i cili kerkon te fitoje vota dhe perkrahje para kongresit te jashtezakonshem te kesaj partie”. I pyetur rreth ketij vendimi, Deliallisi u shpreh se “ne shkrese nuk kishte asnje motiv per largimin tim nga detyra”. Drejtor i ri i Qendres Spitalore te Elbasanit eshte emeruar Artur Canga. Nderkohe mesohet se PDK dega e Elbasanit i ka pritur me indiferentizem kercenimet e PD-se. Burime nga kjo parti bene te ditur se PDK eshte duke zbatuar thjesht marreveshjen parazgjedhore me PD-ne. Sipas kesaj marreveshjeje, atje ku PDK do te grumbullonte me shume vota do te perfitonte pozicionin e prefektit dhe drejtoret e disa drejtorive. Ne zgjedhjet e shkurtit te vitit te kaluar PDK arriti te grumbulloje ne Elbasan 8000 vota duke zene vendin e pare ne shkalle vendi. PDK perfaqesohet me dy deputete nga Elbasani ne Parlament. Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›