E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg pa afat vellezerve te heroines

Gjykata e rrethit te Fierit ka vendosur dje masen e sigurise “burg pa afat” per dy vellezerit e akuzuar per “prodhim dhe shperndarje te lendeve narkotike”. Mirel dhe Ilir Cela u sollen ne sallen penale nen masa te forta sigurie, rreth ores 14:30 te dites se djeshme. Ata u kapen tri dite me pare, ne kuader te nje operacioni te uniformave blu te koduar “Agimi”, ndersa ne automjetet e tyre u gjeten 1,16 kilograme lende narkotike e dyshuar si heroine dhe 523 grame fare, e dyshuar si e kanabisit. Prokurorja e ceshtjes, Elsa Miha, ka kerkuar vleresimin si te ligjshem te arrestimit te tyre, ndersa mbrojtja ka kerkuar lirimin e njerit prej tyre. Sipas avokates Rita Hasa, nuk behet fjale per fare hashashi, por fare kerpi, te cilen Ilir Cela e perdorte per papagallin qe mbante ne kafaz. “Ne keto kushte, Ilir Cela, emigrant ne Greqi, duhet te lejohet te shkoje ne vendin fqinje, ku rrezikon vendin e punes”, tha mbrojtja. Gjyqtari i ceshtjes, Roland Hysi, pasi ka degjuar te dyja palet ka vendosur te lere ne burg pa afat te dy vellezerit, ndersa pergjigjja e Institutit te Policise Shkencore ne lidhje me faren e gjetur do te mund te rishqyrtoje ceshtjen e Ilir Celes

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›