E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet “vejusha”, pickohet 38-vjecari

Eriola Hazizolli

Afrimi i stines se veres ka risjelle shfaqjen e merimanges se zeze ne fshatrat e rrethit te Beratit. Insekti i rrezikshem, qe shkaktoi vitin e kaluar dhjetera te infektuar me helmin e saj, ka regjistruar ne kete stine “viktimen” e pare te saj. Nje 38-vjecar eshte pickuar nga insekti, ndersa punonte ne aren e tij, nderkohe qe fale ndihmes ne kohe te mjekeve ka shpetuar nga rreziku per jeten. Burri eshte gjetur nga familjaret e tij ne gjendje te renduar shendetesore, ndersa ndodhej ende ne token qe ishte duke punuar. Besnik Veseli, banor i lagjes periferi Uznove, mberriti mbremjen e djeshme ne repartin e urgjences ne qendren spitalore te qytetit te Beratit. Mjeket e urgjences konstatuan se burri ishte pickuar ne krah nga nje insekt i rrezikshem. Bluzat e bardha i kane ofruar atij ndihmen mjekesore me medikamente dhe serume, cka e ka shpetuar nga rreziku. Vete burri ka deklaruar per mjeket se, ndersa ishte duke punuar, ka prekur pa dashur me dore insektin e merimanges se zeze. Ai ka pohuar se kish nisur te ndiente shqetesime te menjehershme, pasi pati kontakt me insektin. Fillimisht, ai ka pohuar se ka ndier mpirje ne vendin e pickimit, keputje ne trup dhe me pas ka humbur ndjenjat. Veseli, sipas mjekeve, pasi ka marre ndihmen e pare shendetesore, eshte larguar drejt baneses se tij dhe aktualisht dhe ndodhet jashte rrezikut. Por, mjeket japin alarmin me ardhjen e stines se veres, duke paralajmeruar fermeret per rrezikun qe vjen nga merimanga, e cila ndryshe quhet “vejusha e zeze”. Keshtu, sipas bluzave te bardha, cdo rast i pickimit nga ky insekt duhet mjekuar menjehere. Rastet flasin se te gjithe te prekurit nga ky insekt fillimisht nuk denjojne te paraqiten ne spital, duke e nenvleresuar pickimin si nje incident te vogel. Por, perkeqesimi i gjendjes shendetesore deri ne humbjen e koshiences bene qe te prekurit prej “vejushes” te paraqiten ne spital. Merimanga e zeze shfaqet ne stinen e veres dhe qendron ne vende te fresketa. Simptomat pas pickimit te saj mesohet se jane mpirje e vendit te pickimit, humbje ndjenjash dhe temperature e larte. Sipas mjekeve, helmimi i ketij insekti eshte teper i rrezikshem sa mund te shkaktoje paralize deri dhe humbjen e jetes.

Viktimat e “vejushes”

Dy vite me pare ne fshatin Velabishte te rrethit te Beratit nje 28-vjecare humbi jeten pasi nuk mori ne kohe ndihmen shendetesore pas pickimit nga insekti. Gruaja nenvleresoi pickimin si nje incident te vogel, derisa mberriti ne spital ne gjendje te pashprese. Ndersa vitin e kaluar, dhjetera fermere u pickuan nga ky insekt gjate punes. Mjeket shprehen se pickimi i ketij insekti nuk duhet nenvleresuar, pasi pasojat mund te arrijne deri ne humbjen e jetes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›