Nen rrethim per 14 ore, dorezohet 40-vjecari
Eshte prangosur ne oret e para te mengjesit te djeshem Gjon Pervathi, 40-vjecari qe per afro 14 ore u mbajt i rrethuar nga policia e Lezhes, forcat speciale te Shkodres dhe forcat RENEA te mberritura nga kryeqyteti. Banori i fshatit Manati, ne rrethin e Lezhes, qe mori peng familjaret e tij me nje automatik dhe nje pistolete, rreth ores 02:00 te mengjesit te djeshem, liroi edhe te birin, qe per disa ore me radhe e mbante si mburoje njerezore, duke i vene armen ne koke. Pasi ka mbetur i vetem, me te shtena sporadike, Gjon Pervathi ka mundur te mbaje larg policine deri ne oren 10:15, kur me ne fund uniformat blu arriten te mberthejne njeriun qe terrorizoi per gjithe naten fshatin Manati. Nderkohe, policia kishte tentuar disa here te negocionte per dorezimin e tij, por Pervathi ishte pergjigjur me plumba uniformave blu. Ne oren 9:30 minuta nga Tirana ka mberritur edhe nje mjet i blinduar i forcave speciale, i cili i eshte afruar baneses se 40-vjecarit. Kjo ka bere qe ne oren 10:15 minuta Gjon Pervathi te bindej dhe te dorezohej. Burime te policise bejne te ditur se fillimisht 40-vjecari Pervathi ka hedhur pistoleten nga dritarja, ndersa me pas automatikun. Me duart lart, ai ka dale nga dera e shtepise, duke iu shtrire duart me pas forcave speciale, te cilat e kane arrestuar. Burime nga uniformat blu bene te ditur se ne momentin e arrestimit Pervathit ende nuk i kishte kaluar efekti i pijeve alkoolike. “Nuk doja qe policia te me rrihte ne sy te gruas dhe femijeve, prandaj rezistova”, tha ai, ndersa mbi duar i hidhnin hekurat. Nderkohe, policia tha se 40-vjecari do t’i nenshtrohet ekspertizes mjeko-ligjore per te verifikuar nese ai gezon shendet te plote mendor.
Kush eshte ish-emigranti
Banore te fshatit Manati, te Lezhes, tregojne se Gjon Pervathi, qe prej 17 vitesh ka qene ne emigracion ne Greqi. Ai ka rreth dy vite qe eshte kthyer dhe ka nisur ndertimin e shtepise me parate e fituara ne emigracion. Ai eshte i papune, ndersa nuk njihej si njeri konfliktual. “Kohet e fundit kishte filluar te qendronte i mbyllur ne vetvete, te abuzonte me pijet alkoolike dhe shoqerohej shume pak me banoret e fshatit Manati”, tregojne bashkefshataret e tij.
Ardian Bushi