Elbasan/ Alarmi nga Shendeti Publik.
Perqindja e larte e kriperave minerale ne ujin e pijshem ne Elbasan ka provokuar patologji masive te veshkave dhe organeve urinare ne kete qytet. Fakti pranohet nga Drejtoria e Shendetit Publik. Sipas drejtorit te ketij institucioni, Everest Hoxha, guret dhe patologjite ne veshka jane shtuar ne menyre masive, sidomos kohet e fundit ne popullsine e Elbasanit. “Gjate ketij viti, patologjite ne veshka ne popullsine e Elbasanit jane rritur ne masen 3%. Ne kliniken tone nefrologjike paraqiten mesatarisht cdo dite 20 paciente me semundje ne veshka dhe organet urinare. Ne qytet ka disa klinika te tilla”. Sipas drejtorit Hoxha, nisur nga ky fakt, Drejtoria e Shendetit Publik ngriti nje grup pune, i cili analizoi shkaqet qe provokojne keto semundje. “Analizuam ujin e pijshem dhe konstatuam perqindje te larte te kriperave minerale. Ne ujin e pijshem te Elbasanit u konstatuan perqendrime te larta te kriperave te kalciumit, fosforit, magnezit dhe klorit”. Burime shendetesore mendojne se edhe amortizimi i ujesjellesit luan rol te madh ne kete drejtim.
F. Salliu
F. Salliu