Depresioni, sëmundjaqë do mbizotërojëderi në 2030
SHEN PETERBURG- Depresioni dhe problemet e ngjashme psikike do të jenë të parat në listën e problemeve shëndetësore që do të prekin popullatën botërore deri në 2030. Madje këto do lënë pas sëmundje të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet malinje. Kjo është paralajmëruar nga shkencëtarët në Kongresin e Asociacionit Botëror Psikiatrik në Shën Petërburg.
"Vlerësimet tregojnë se rreth 150-200 milionë njerëz në botë vuajnë nga forma të ndryshme të depresionit"- deklaron profesori zviceran Norman Sartorius, anëtari i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
"Kjo patologji po fiton përmasa gjithnjë e më të mëdha, pa marrë parasysh sistemin ekonomik dhe social të kësaj apo asaj shoqërie", deklaroi Sartorius.
''Në Rusi, një në gjashtë banorë ka nevojë për këshilla dhe ndihmë nga shërbimi psikiatrik'', deklaroi anëtari i Akademisë ruse të Shkencave Mjekësore, Jurij Aleksandovsk.
(s.g/atsh/BalkanWeb)