E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Europianee kënaqur ngazhvillimet në Greqi

ATHINE- Banka Qendrore Evropiane është e kënaqur nga zhvillimi i situatës në Greqi ku "premton shumë" zhvillimi i programit për konsolidimin e buxhetit, deklaroi presidenti i bankës Zhan-Klod Trishe.
"Në Greqi ka shenja se konsolidimi buxhetor po përparon mirë në pesë muajt e parë të vitit 2010", theksoi Trishe.
Sipas tij, ndryshimet e tashme janë në korrelacion me reformat strukturale dhe lejojnë rimëkëmbjen e besimit. Ai shtoi se edhe shtetet tjera përpunojnë masa për konsolidimin e buxhetit, por nuk theksoi se cilat janë këto shtete, shkruhet sot në agjencinë maqedonase të lajmeve mia.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›