E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama po vdes për pak konsideratë

Nga përrallat me ekonomi që s’i kupton fare e deri tek lutjet për një takim dypalësh, i cili do t’i shpëtojë karrierën politike, Edi Rama s’po lë gur pa lëvizur për t’u marrë në konsideratë. Ai u kthye dje nga Londra dhe lëshoi të tjera mufka mbi ekonominë, por harroi të japë shpjegime se pse në Britani s’e morën në konsideratë, as laburistët, as konservatorët e as shoqëria civile

Udhëtimi më i fundit turistik i Edi Ramës në Britaninë e Madhe, nuk prodhoi asnjë pretekst, që ai të mund të mbante gjallë argumentin “e këmbënguljes” apo “ultimatumeve” të ndërkombëtarëve. Për pasojë, Edi Rama, pas kthimit nga Britania e Madhe, i ndërgjegjshëm për mosvjeljen e krediteve të parashikuara, i ndërgjegjshëm se të qëndruarit rrugëve të Londrës përkrah Erion Veliajt dhe Endri Fugës kurrsesi nuk mjaftojnë që edhe në tryezën e politikës shqiptare ti rezervojnë të njëjtin status, por këtë herë jo përkrah Erion Veliajt e Endri Fugës, por përkrah aktorëve “të rëndë” të kësaj politike, po sajon shfaqje publike me pretendimin modest, për t’u ndjerë ende se edhe ai është aty, jo vetëm si gjallesë që gjallon. I kompleksuar nga mungesa e konsideratës dhe vëmendjes ndaj atij vetë, Edi Rama po vdes dhe ç’nuk po sajon vetëm për pak konsideratë. Për këtë, jo m larg se dje kur pritej, bie fjala, që në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, të diskutohej propozimi i paralajmëruar (por i harruar) i Taulant Ballës për një kallëzim në prokuroi Kryeministrin, Edi Rama e tejkaloi këtë budallallëk, duka ia mbyllur gojën atij (taulant Ballës) me postin e sekretarit të grupit parlamentar dhe vetë shkoi më tej, në thellimin këtë herë të budallallëkut të vet..., duke folur për krizën ekonomike. Që prej më se një viti, saktësisht që kur Edi Rama fliste për “krizë ekonomike” duke ju referuar “2 mijë lekëshit” të çmimit “të propozuar” prej tij për kartën e identitetit, ai ende vazhdon të flasë..., e të flasë..., e të flasë..., budallallëqe të këtij “standardi”, pse pas daljes më në fund nga kutia e kutive të votimit, do të mund të ndjehet dhe bëhet “palë” në nivelin e pretenduar, sa mund të ftohet në tryeza negociatash, të cilat që pas natës te “Crocodile”, vetë i prenoton dhe vetë i anulon, për faktin e thjeshtë dhe banal, se as atë nuk e fton askush... dhe për më tepër ai harron të ftojë edhe veten

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›