E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapet gomoniame 35 klandestinëe skafistin shqiptar

LECE- Një gomone me 35 emigrantë klandestinë e cila ishte nisur drejt Italisë është ndaluar sot në mëngjes nga Guardia di Financa. Gomona është identifikuar sot në mëngjes 10 milje larg në jug të brigjeve të Santa Maria di Leuca në Lece.

Agjencia e lajmeve Ansa, duke iu referuar Guardia di Financa thotë se mes të arrestuarve është dhe skafisti, shtetas shqiptar. Mjeti detar është ndaluar në kuadër të mbrojtjes së brigjeve salentine për të ndaluar trafikun ilegal. Media italiane thotë se skafisti shqiptar është ndaluar pasi është vënë në ndjekje nga policia,por nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit. Klandestinët të kombësisë pakistaneze, iraniane dhe afgane pasi janë zbarkuar në anijet e Guardia di Financës janë dërguar në kazermë për të bërë modalitetet e identifikimit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›