E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri i lustrimit, jo sipas parimit “më ka çue nana, me la gojën”

Ndonëse jemi shumë të vonuar, për të ndërmarrë masa drastike në luftë kundër komunizmit, por si i thonë fjalës, më mirë vonë se kurrë, duhet sot më shumë se asnjë herë tjetër me ligj, të ndermerren masa të rrepta ndaj komunizmit më të egër të Europës, i cili në sajë të teorisë famëkeqe të luftës së klasave, pushkatoi 6027, burgosi 16585, vdiq në burgje 1605, të sëmurë mendorë u katandisen nga torturat e sigurimit të shtetit dhe 286 intelektualë të arsimuar në Perëndim u internuan në kampet e përqendrimit.
Në kushtet aktuale që jemi, kur kupola komuniste pas 20 vjetësh e shikon se as vetë, as fëmijëve të tyre, as veglave të sigurimsave, hetuesave, gjyqtarëve të gjyqeve të montuar politikë, nuk po u hyn gjemb në këmbë, kanë marrë kurajo dhe duke marrë flamurin e pluralizmit në krahë, hiqen sikur u qan zemra për demokraci. Këta mafiozo-punistë, duan të kalojnë lumin pa dhënë llogari për ata që kanë bërë, e heqin veten sikur të mos kenë bërë asgjë, dhe në rast se kanë vepruar, kanë vepruar fare normal, se kanë zbatuar ligjin, dhe pse ky ligj, ishte ligj i Diktaturës Komuniste, e për këtë, ti fanatik i komunizmit, duhet po me ligj demokratik, të japësh llogari.
Fëmijëve të mafiozëve punistë, t`u skuqet faqja dhe të kërkojnë falje publike, jo se janë fajtorë vetë, por nga turpi se janë pjellë e monstrave të njerëzimit dhe në asnjë mënyrë të mos marrin guxim t’u prijnë forcave politike të djathta a të majta qofshin, se ia pamë sherrinë kësaj pune, jo vetëm se na kanë zgjatur kohën e trazicionit, por se herepas’here na kanë katandisur në anarki, duke dashur të rivendosin diktaturën.
Por tani me veprimin e dytë që doni të ndermerrni, doni t`i viktimizoni për së dyti, këtë radhë duke na u hequr si demokratë.
Ua kemi falur çfarëdo spiunllëku që kanë ndërmarrë ndaj nesh këta fatkeqë të viktimizuar prej jush, jo vetëm se ju urrejmë për vdekje ju bishave e këlyshë bishash, që asnjëherë s`kërkuat falje për bëmat çnjerzore që keni bërë ndaj nesh, por se ata i keni viktimizuar më shumë se na keni viktimizuar ne, i keni poshtëruar dhe me veprimet që doni të ndërmerrni, doni t`u neverisni demokracinë dhe t’i largoni nga PD.
Gjithsesi gaboheni shumë në llogaritë mjerane. Këtë radhë kulshedra komuniste që duket se është gjallëruar, duhet shkulur me rrënjë, se është fare e keqe, është si rrënjë hithre që sado ta shkulësh, mbin sërish, duke u bërë akoma më e rrezikshme. Ujku ka veshur lëkurën e qengjit, prandaj ligjet që ky Parlament duhet të aprovoje për të luftuar komunizmin, duhet të jenë shumë të ashpra, bile më të ashprat se në të gjitha vendet e Lindjes. Duhet me ligj që kupola komuniste e veglat e saj të Diktaturës Komuniste; sigurimsa a gjyqtarë që kanë zhvilluar gjyqe politike - të japin llogari e të qërohen nga institucionet.
Në BE e në NATO, ne shqiptarët duhet të shkojmë me dinjitetin që na karakterizon, me individualitetin tonë, që ndër mijëravjeçarë s`mundi te na e asgjesojë pushtuesi, por që s`mundi te na e tjetërsojë as bisha komuniste me të ashtuqujturin internacionalizëm proletar, pse jemi të bindur, se BE është shumicë vlerash, e ne si populli ndër më të vjetrit e Evropës që jemi, për këtë qytetërim modern kemi ëndërruar dhe drejt këtij qytetërimi po shkojmë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›