Pack: Beogradikërkon ndarjene Mitrovicës
PRISHTINE- Eurodeputetja Doris Pack, ka kritikuar ashpër politikën e Beogradit ndaj Kosovës.
Në një intervistë për portalin “euractiv.de”,të cilën e transmeton “Koha Ditore”, Pack ka deklaruar se “serbët po koketojnë me idenë e ndarjes së Mitrovicës”.
Sipas saj, Serbia ka synim kryesor territorin dhe jo mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, siç theksojnë politikanët e Beogradit. Pack tha se objektet e trashëgimisë kulturore serbe gjenden përtej lumit Ibër dhe jo në veri të Kosovës.
Momentalisht, sipas Pack, politikanët serbë, sikur ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic synojnë që në Kosovë të shkaktojnë vetëm probleme dhe t’i mbajnë tensionet të ngritura.
“Beogradi nuk dëshiron të përmirësohet jeta e serbëve në Kosovë. Serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër – për dallim prej atyre në veri që patjetër duan trazira – duan thjesht të marrin fatin e tyre në duar të veta dhe të ndërtojnë të ardhmen e komunitetit dhe të fëmijëve të tyre. Një gjë e tillë për Beogradin është halë në sy”, është shprehur ajo.
(e.n/BalkanWeb)