E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja Becaj takon homologun turk Gerceker premtohet bashkepunim mes dy gjykatave

Nje delegacion me kreret me te larte te Gjykates se Larte te Turqise ka mberritur dje ne vendin tone. Me ftese te kryetares se Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise znj. Shpresa Becaj mberriti per nje vizite zyrtare ne Tirane kryetari i Gjykates se Larte te Republikes se Turqise i Nderuari z. Hasan Gerceker shoqeruar edhe nga znj. Lale Gurun kryetare e Departamentit 16 te Drejtesise z. Yuumlksel Aydin kryetar i Departamentit 1 te Drejtesise zZ. Levent Yavuy anetar i Departamentit 11 te Drejtesise dhe z. Salih Kocalar sekretar i Pergjithshem i Gjykates se Larte te Turqise. Delegacioni turk ishte i shoqeruar edhe nga ambasadori i Turqise ne Tirane z. Hasan Sevilir Ashan. Nga ana e tij z. Gerceker e ka vleresuar lart ftesen e bere nga kryetarja e Gjykates se Larte znj. Becaj pasi kjo vizite vjen disa muaj pas takimit qe znj. Becaj pati ne Turqi me ftese te homologut te saj. Sipas z. Gerceker Gjykata e Larte e Turqise ka tashme marredhenie shume te mira bashkepunimi me Gjykaten e Larte te Shqiperise duke theksuar se kjo marredhenie shkon me larg se nje miqesi e zakonshme mes dy shteteve pasi mbi te gjitha ka ne thelb te saj bashkepunimin mes dy gjykatave te larta. Sipas z. Gerceker ne vendin e tij gjyqesori po u kushton vemendje maksimale reformave ne menyre qe te arrihen standardet e shumekerkuara evropiane. Keto takime kane ne plan te pare shkembime te ndersjella te pervojave te vecanta te secilit prej shteteve ne menyre qe te dyja palet te mesojne nga gabimet dhe arritjet e njeri-tjetrit. Mbi te gjitha pavaresia e pushtetit te trete ne vendet me demokraci kushtetuese duhet te jete paresore dhe ky mesazh ka nje rendesi te vecante si per Turqine dhe Shqiperine. Znj. Becaj e ka vleresuar pa mase viziten e bere nga homologu i saj Turk duke u shprehur se ky bashkepunim mbi te gjitha eshte ne sherbim te qytetareve te te dyja vendeve te cilet duhet te kene besim maksimal ne organet e drejtesise por edhe ne interes te te gjithe rajonit. Problematikat jane te perbashketa dhe duhet te jemi te gatshem per tu perballur me to ne menyre qe te gjejme nje zgjidhje sa me te pershtatshme dhe ne funksion te demokracise - eshte shprehur ne fjalen e saj kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›