E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetë të PD inspektojnë varrin masiv

Një grup deputetësh kanë qenë ditën e martë në vendin ku u gjeten eshtrat e 19 personave që janë ekzekutuar gjatë kohës së komunizmit. Deputetët Mesila Doda, Gent Strazimir si dhe Eduard Halimi kanë pohuar se Partia Demokratike nëpërmjet institucioneve përkatëse do të zbardhë të gjitha krimet e komunizimit.
Ndërkohë aktualisht eshtrat e 19 personave të gjetur në vendin e quajtur "Reparti 133" në Linz të Dajtit ndodhen në morgun e Tiranës në pritje të një vendimi të Prokurorisë për ekspertizën e tyre. Ndërsa organi i akuzës së kryeqytetit po bën verifikimet e duhura duke marrë në pyetje edhe personat që kanë gjetur eshtrat e atyre që janë ekzekutuar gjatë kohës së diktaturës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›