Deputetët, 6 shkeljet më të zakonshme të Rregullores së Kuvendit
“Mjaft”-i publikon raportin mbi veprimtarinë e Kuvendit për vitin 2008. Sipas raportit, një mori ligjesh janë të pavlefshme dhe duhen anuluar
Eljona Ballhysa
Lëvizja “Mjaft” ka publikuar dje raportin mbi punën vjetore të Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë raport renditen disa nga shkeljet më të zakonshme të Rregullores së Kuvendit, e cila është hartuar dhe miratuar nga vetë deputetët. Si rezultat i shkeljes së Rregullores së Kuvendit, lëvizja “Mjaft” ka dalë me konkluzionin se një mori ligjesh të miratuara nga Kuvendi janë të pavlefshme dhe duhen anuluar pasi gjatë miratimit të tyre nuk është zbatuar Rregullorja e Kuvendit.
Shkeljet
Në raportin e Mjaft-it renditen 6 shkelje të Rregullores së Kuvendit, që mund të cilësohen nga më të zakonshmet për shkak se deputetët i përsërisin pothuajse çdo ditë të veprimtarisë së tyre. Raporti bën të ditur se pavarësisht ndryshimeve teknologjike të ndërmarra nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, vazhdojnë shkeljet e rregullave për mënyrën e votimit të deputetëve. Vërehet një shtim i numrit të procedurave të dhunuara, të cilat kapin numrin e gjashtë neneve të Rregullores së Kuvendit, që janë shkelur vazhdimisht nga deputetët, siç janë nenet 15, 34, 35, 57, 62 dhe Neni 67. Deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare kanë shkelur Nenin 57, pika 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku përcaktohet në mënyrë të qartë se “votimi është vetjak” dhe që “e drejta e votës nuk delegohet”. Megjithatë, deputetët, në mënyrë të vazhdueshme kanë votuar për kolegun në më shumë se një rast. Si rrjedhojë e kryerjes së kësaj shkeljeje procedurale vihet në pikëpyetje ligjshmëria e 16 nismave ligjore.
Një tjetër shkelje e një rëndësie të madhe, që vë në pikëpyetje ligjshmërinë e nismave ligjore të ndërmarra nga Kuvendi i Shqipërisë, është ajo e Nenit 34, pikat 1 dhe 2, ku përcaktohet që “mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit” dhe “vendimet merren me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të komisionit”. Gjatë vitit 2008 janë zhvilluar, në kushtet e dhunimit të procedurave të përcaktuara, 58 mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare, në të cilat janë marrë vendime dhe janë miratuar për kalimin në seancë plenare e një numri të madh projektligjesh, të cilat duhet të ishin shpallur të pavlefshme për mungesë kuorumi gjatë miratimit të tyre në komisionet përkatëse.
Në raport përmendet dhe shkelja që u bëhet neneve 62 dhe 67 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku përcaktohet etika e sjelljes parlamentare dhe detyrimi i deputetëve për të mos përdorur telefona celularë gjatë punimeve parlamentare.
Gjatë këtij viti të monitorimit të veprimtarisë parlamentare janë hasur dhe dy raste të reja shkeljesh, që nuk janë ndeshur gjatë viteve të mëparshme. Bëhet fjalë për dhunimin e Nenit 35, sipas të cilit, mbledhjet e komisioneve parlamentare bëhen të hapura, ndërkohë që monitoruesit dhe gazetarët janë ndaluar të ndjekin zhvillimin e mbledhjeve të disa komisioneve parlamentare për të cilat nuk kishte vendim se do të zhvilloheshin me dyer të mbyllura. Shkelje tjetër e Rregullores është dhe mënyra e organizimit të grupeve parlamentare. Janë dy grupe parlamentare, Grupi Agrar-ambientalist dhe Qendra Demokrate, që janë organizuar në kushte të shkeljes së plotë të kritereve të përcaktuara në Nenin 15 të Rregullores. Këto grupe përbëhen nga 6 deputet, në një kohë që Rregullorja sanksionon përbërjen e çdo grupi parlamentar nga minimalisht 7 deputetë.
30 Prill 2009