Deputetët dhe ministrat do të “gozhdohen” në Kuvend
Maxhoranca e brishtë kushtëzon prezencën maksimale në seancat parlamentare
Eljona Ballhysa
Zgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri arritën të fabrikojnë një maxhorancë të brishtë, e cila, nëse nuk është solide dhe e disiplinuar, mund të thyhet shumë lehtë në Kuvendin e ri. Kjo maxhorancë i detyron jo vetëm deputetët, por dhe ministrat që të ndjekin në mënyrë të detyrueshme seancat parlamentare për shkak se mungesa e një apo dy ministrave rrezikon miratimin e ligjeve që mund të duan vetëm shumicë të thjeshtë votash. Kjo për faktin se numri i deputetëve të PD-së dhe LSI-së bashkë është mjaft i vogël për t’i garantuar maxhorancës arritjen në çdo rast të numrit të duhur të votave për të miratuar ligjet. Në rastet e një bojkoti të mundshëm të seancave nga opozita do të duhet që të gjithë deputetët e maxhorancës të jenë të pranishëm në seancë, në mënyrë që të arrihet kuorumi i duhur për të futur për votim një ligj që kërkon shumicë të thjeshtë votash, që do të thotë 50+1 vota të deputetëve të pranishëm në sallë. Por situata duket më e vështirë për ministrat që duhet ta planifikojnë mirë axhendën e udhëtimeve jashtë shtetit. Këta të fundit duhet të sigurohen më së miri që do të jenë në Shqipëri dhe do të jenë plotësisht të lirë për të ndjekur seancat parlamentare, në mënyrë që të mos bëhen shkak për të rrëzuar një nismë qeveritare në Kuvend. Ndërsa përsa u përket ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, ose ndryshe 84 vota, as që mund të flitet që kjo mund të arrihet pa konsensusin e opozitës.
Taktika
Ajo që pritet të ndodhë gjatë kësaj legjislature, sipas burimeve, është ndjekja e taktikës së mbledhjes së projektligjeve dhe miratimi i tyre në bllok. Kjo do të thotë që Kuvendi do të mblidhet dy herë në javë sipas axhendës së punimeve, por nuk do të miratojë ligje. Ligjvënësit do të debatojnë për çështje jashtë rendit të ditës, do të marrin në shqyrtim projektligjet që janë në rendin e ditës dhe nuk do të votojnë. Do të caktohet një seancë e posaçme parlamentare, ndoshta një herë në një ose dy muaj, ku me urdhër politik do të porositen të gjithë deputetët dhe ministrat të jenë në sallë në mënyrë që të votojnë një grup projektligjesh së bashku. Ekspertë të fushës së konstitucionalizmit mendojnë se kjo është taktika që pritet të ndiqet gjatë legjislaturës së ardhshme, që pritet të nisë në fillim të muajit të ardhshëm.
Kjo taktikë është ndjekur në fund të legjislaturës që lamë pas. Në seancën e fundit, në rendin e ditës ishin parashikuar të votoheshin jo pak, por 25 projektligje, shumica e të cilave të rëndësishme dhe që kërkonin konsensusin e opozitës.
Konsensusi
Përsa u përket projektligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash pra rreth 84 të tilla, maxhorancës së re, PD-LSI, do t’i duhen medoemos votat e Partisë Socialiste, ndryshe nuk ka asnjë shans që t’i miratojë këto ligje. Por kjo sjell bllokim të punës së Kuvendit, aq më tepër që ligjet që kërkojnë 84 vota janë ligjet më të rëndësishme. Këtu futet ndryshimi i mundshëm i Kodit Zgjedhor, gjë që po kërkohet çdo ditë e më shumë nga përfaqësues të partive të vogla; ndryshimi i Kushtetutës, si dhe ligjet që synojnë reformimin e sistemit të Drejtësisë.
Ndërhyrja në Kodin Penal dhe atë Civil, reformimi i Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë dhe një sërë projektesh të tjera që janë në proces hartimi nga Ministria e Drejtësisë dhe së shpejti do të depozitohen në Kuvendin e ri për miratim, kërkojnë plot 84 vota. Për të arritur këtë numër të artë PD-së i duhet domosdoshmërisht konsensusi i Partisë Socialiste.
Ligjet që kërkojnë 84 vota:
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8677, datë 02.11.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore’”, i ndryshuar.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7905, datë 21.03.1995 ‘Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipëris뒔, i ndryshuar.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8811, datë 17.05.2001 ‘Për
organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësis뒔.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal
i Republikës së Shqipëris뒔.
Projektligji “Për të drejtën ndërkombëtare private”.
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”.
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor”.
Projektligji “Për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurave Administrative”.
Projektligji “Për arbitrazhin”.
Projektligji “Për disa shtesa e ndryshime në Ligjin Nr. 9090, dt. 26.06.2003 ‘Për
ndërmjetësimin ne zgjidhjen e mosmarrëveshjeve’”.
Projektligj “Për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Europiane për të drejtat
e njeriut”.
Projektligj “Për kthimin dhe kompensimi i pronës së luajtshme”.
26 Gusht 2009