Tentojnë të vjedhin kullën e pusit për skrap
26/08/2009 Arrestohen 4 persona
FIER- Ka qenë ora 7:00 e mëngjesit të ditës së djeshme kur forcat e policisë së Drejtorisë së qarkut Fier dhe seksioni i Luftës kundër Krimit Ekonomiko-Financiar kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit: Amarildo B, Adriatik SH. Eneo SH. Ilir SH. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal, për arsye se në vendin e quajtur “Përroi i lajthisë” Sektori i Nxjerrjes së Naftës Patos janë kapur në flagrance nga shërbimet e policisë duke çmontuar një kullë pusi të naftës me qëllim shitjen e saj për skrap. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.