Politika, reagim ne bllok
Oli Xhilaga
Shperthimi i rende ne Gerdec, te Vores, ngriti ne kembe te gjithe klasen politike. Kreret e larte te shtetit, drejtues dhe perfaqesues te partive politike, jane drejtuar per ne vendngjarje. Por, nderkohe, nje vemendje te vecante perfaqesuesit politik u kane kushtuar dhe viktimave nga ky shperthim tragjik, i cili ka tronditur te gjithe shqiptaret, e sidomos banoret perreth zones.
Politika
Qe ne fillesat e para te tragjedise ka ardhur dhe reagimi i menjehershem i Kryeministrit Sali Berisha, i cili e vleresoi si mjaft te rende situaten. "Eshte krijuar nje situata e rende, per shkak se kane shperthyer municionet, ne fshatin Gerdec, qe eshte fare pak kilometra nga Vora. Shperthimi ka ndodhur gjate procesit te cmontimit qe nje kompani po kryente", ka qene komunikimi i pare, i bere nga Kryeministri Berisha, lidhur me ngjarjen e rende, teksa ka nderprere dhe pjesemarrjen ne konferencen nderkombetare per integrimin ne Tirane. Nderkohe qe ministrat, Nishani e Mediu, te cilet jane gjendur pa vonese ne vendngjarje. Nderkohe qe kreu i PDK ka anuluar mbledhjen e Keshillit Kombetar te PDK per reformen zgjedhore, duke qene non stop ne ndjekje te situates se rende ne vend. Te pranishmeve u jane bashkuar dhe zv/kryeministri Gazmend Oketa dhe deputeti i zones, Astrit Patozi. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ka nxituar te siguroje se po merren te gjitha masat per t'u ardhur ne ndihme te demtuarve, por dhe banoreve qe vazhdonin te ishin te rrezikuar nga tragjedia. Njekohesisht dhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i mberritur ne vendngjarje se bashku me shefin e Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, deklaroi se nuk ka lende kimike dhe as raketa toke-ajer ne depon e municioneve ne Gerdec, duke ndihmuar kesisoj ne uljen e tensionit mes banoreve, pasi ishte njoftuar per ekzistencen e lendeve kimike dhe raketave ne kete depo. Gjithashtu, ne vendngjarje shkuan dhe kryetari i PS-se, Edi Rama, si dhe deputete te kesaj partie, Brace, Klosi, Isaraj, Harasani dhe Idrizi, te cilet shprehen gatishmerine e tyre per te ardhur ne ndihme, me qellim lehtesimin e situates. Ka qene ne spital dhe sekretari politik i PDS, Artur Duckallari. Nderkohe qe per te pare dhe per te ndjekur nga afer gjendjen e te plagosurve ne spitalet e Tiranes, nuk kane vonuar te shkojne, si Kryeministri Berisha, Presidenti Topi bashke me bashkeshorten, kryetari Rama dhe deputete te PS-se, ashtu dhe kryetari i LSI-se, Ilir Meta. Berisha, pas vizites ne Spitalin Ushtarak ka qene ne qendren spitalore "Nene Tereza". Ndersa Presidentit Topi beri thirrje per qetesi, duke siguruar qe te gjitha strukturat e shtetit jane ne kembe dhe po punojne per administrimin dhe stabilizimin e situates, duke lajmeruar njeheresh dhe mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare per situaten emergjente.
Berisha
Kreu i ekzekutivit, Berisha, beri nje permbledhje te detajuar te te gjithe situates tragjike e krijuar si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vlores. Pas njohjes me te gjitha faktet, Kryeministri perzgjodhi qe gjate nje komunikimi te gjate me mediat, ne oret e vona te mbremjes, te jape ne detaje te gjithe gatishmerine e strukturave qendrore dhe lokale ne ndihme te te plagosurve. Por, nderkohe, nuk vonoi per te paraqitur dhe bilancin e te plagosurve, nga te dhenat e verifikuara deri ne pasditen e vone. Njekohesisht, Berisha beri me dije faktin se me vendim te Keshillit te Ministrave shpalli zonen, zone te fatkeqesise, duke ngritur nje komision nderministror te kryesuar nga vete ai, per te ndjekur cdo minute ngjarjen. Por, duke u ndalur ne pergjegjesit qe shkaktuan kete tragjedi, Kryeministri Berisha duke perjashtuar Ministrine e Mbrojtjes, u shpreh se "si cdo ngjarje do t'i nenshtrohet nje hetimi te plote, i duhet lene atij per te percaktuar te gjitha pergjegjesite, por Ministria e Mbrojtjes ka pasur vetem nje detyre, transportin e municionit ne zonen e demolimit, nuk ka pasur asnje pergjegjesi tjeter. Ai ishte nje proces privat, pa asnje pjesemarrje te kesaj ministrie". Sipas tij, mes shume projekteve per zhdukjen e municioneve, vendi yne zgjodhi demolimin, por qe te gjitha metodat kane rrezikshmerine e tyre. Pa mohuar faktin se jane 100 milione tone municione, i vendosur ne 15 pika ne te gjithe vendin, nje kercenim real per sigurine. Por Berisha ka mohuar mundesine e intereferimit te kesaj ngjarjeje, ne pengimin e fteses per ne NATO.
Topi: Situata nen kontroll
"Kjo situate natyrisht eshte e rende, por eshte nen kontroll. Ne duhet t'u krijojme korridore te lira ambulancave, forcave te policise, njerezve qe kane nevoje dhe sigurisht, situatat e renda dhe te veshtira kalohen me nje solidaritet, kalohen me nje bashkepunim, kalohen me qetesi. Ne te tilla situata asnjehere nuk duhet te krijojme panik, situata eshte duke u kontrolluar nga te gjitha institucionet e shtetit. Mendoj qe nuk ka vend per panik, duhet patjeter qetesi. Ky eshte mesazhi im"
Berisha: Nje bilanc i rende
"Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende te depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi, sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti '45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq, depot jane te shperndara ne mbare vendin"
Rama: Lutemi per jo tragjedi
"Eshte nje ngjarje shume e rende dhe le te lutemi te gjithe, qe te mos marri permasat e nje tragjedie, pasi ende nuk dime cfare ndodh me njerezit qe jane ne zemer te ngjarjes, aty ku jane edhe shperthimet, qe ende vazhdojne dhe me tutje pastaj te shikojme, se cilat jane masat qe duhen marre dhe te punojme bashkerisht per te realizuar me te miren. Eshte nje gjendje, qe ka konfuzion, ka pasiguri dhe mbi te gjitha askush nuk mund te parashohe, se c'ndodh ende tani qe flasim ne zemer te ngjarjes".
Ndoka: Duhet me shume gjak
"Duhet nje lloj sensibilizimi per te dhuruar gjak per te plagosurit. Numri i personave qe kerkojne gjak dhe ndihme eshte ne rritje. Jane hapur disa pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe ne Durres. Per t'i bere paraprite situates, kemi marre konfirmime edhe nga homologet. Personat e demtuar lehte po kalojne ne spitale te tjera, po evakuohen ne ambulancat e tjera mjekesore", u shpreh Ndoka, i cili beri me dije se 9 persona jane ne reaminacion te "Nene Tereza".
Nishani: Situata nen kontroll
"Situata eshte nen kontroll. Ka shperthime te lehta, qe nuk rrezikojne banoret dhe as pjesen tjeter, pasi jane municionet e ngelura qe shperthejne per shkak te nxehtesise. Nuk ka asnje rrezik shperthimi per nje depo tjeter. Nje pjese e banoreve jane strehuar ne Fushe-Kruje, Preze dhe nje pjese ne Durres. Banoret e kodrave jane transportuar te gjithe. Te gjitha banesat prane ngjarjes jane kontrolluar. Aktualisht eshte hartuar nje liste me emrat e gjithe banoreve te zonave perreth dhe punonjesve te firmes amerikane".