E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët duan kohë për “përgjimet”

Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri nuk i ka dhënë mbështetje në parim Projektligjit për përgjimet, sikundër që nuk ka rekomanduar që i njëjti t’i kthehet Qeverisë për ripunim.

Anëtarët e këtij Komisioni, me sugjerim edhe të kryetarit, Ahmet Isufi, kanë kërkuar që fjalën e tyre për projektligjin ta japin tek pasi ta kenë analizuar atë më në hollësi, raporton koha.

Shtyrja e shqyrtimit të Projektligjit për vitin tjetër është bërë me arsyetimin se përmbajtja e tij është shumë e ndjeshme dhe se çfarëdo nxitimi në interpretim mund të ndikojë negativisht në procesin e harmonizimit të një ligji të pranueshëm për rrethanat e Kosovës.

“Ky projektligj duhet të studiohet më shumë, në mënyrë që ta kemi konstatimin e plotë si komision se a do ta aprovojmë në lexim të parë apo ta kthejmë në Qeveri. Dhe për ta marrë një vendim të tillë, neve na duhet edhe pak kohë”, ka thënë Isufi, me çka janë pajtuar edhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›