E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshet prishen ende pa u ndërtuar

Nga: Fatos Shala

Kanë nisur të ndërtohen para dy muajve. E mbi 9 milionë që do të shpenzohen për to u arsyetuan me bukurinë që do t’ia japin Prishtinës dhe kualitetin e punës.

Mirëpo, ende pa u përfunduar punët në sheshet “Zahir Pajaziti” e “Ibrahim Rugova”, pllakat kanë filluar të dëmtohen.

Indeksonline këtë e dëshmon me fotografi të sheshit “Zahir Pajaziti” dhe “Ibrahim Rugova” ku edhe shihen qartë defektet që po paraqiten në këtë shesh.

Disa pllakat kanë filluar të sharrojnë në tokë. E shumë prej tyre u janë thyer cepet.

Zyrtar të Komunës se Prishtinës kanë thënë se dëmtimi i tyre është bërë pasi kompani punë-kryese është dashur të lëviz më automjete të renda mbi to.

Ata kanë thënë se përgjegjësin për të gjithë demet do ta marrin kompanitë, duke treguar se Komuna nuk është e obliguar të jap para shtesë.

“Komuna i ka parë këto dëmtime. Ka kërkuar nga kompanitë punë-kryese që ato dëmtime të evitohen. Po ashtu të gjithë pllakat e dëmtuara do të ndërrohen dhe do të vendosen të rejat. Të gjitha dëmet janë shkaktuar pasi kompanive i është dashur të bartin drunjtë që janë mbjell dhe gjera të tjera. Këto bartje janë mbi pllaka me makineri të rëndë dhe normal që janë dëmtuar. Por, komuna nuk merr përgjegjësi për të gjitha këto dëme, ato do të evitohen nga kompanitë punë-kryese”, ka thënë për Indeksonline Asdren Osaj zyrtar për informim në komunën e Prishtinës.

Pllakat që po vendosen në këto sheshe janë prodhim gjerman, për të cilat garantuan 10 vjet.
Ndërkaq, punët janë duke i kryer dy kompani të kontraktuara nga komuna e Prishtinës. Kompania “All Zone” dhe kompania “ABC”.

Ndërtimi i sheshit “Zahir Pajaziti” kap shifrën prej 4 milionë e 700 mijë euro, ndërkaq, ai “Ibrahim Rugova”do të kushtojë 4 milionë e 587 mijë euro.

Indeksonline ka bërë përpjekje që të marr një prononcim edhe nga kompanitë punë-kryese por kjo ka qenë e pa mundur.

Ndritmi i këtyre shesheve është kritikuar gjatë gjithë kohës nga paritë opozitare. Me e zëshmja në këtë aspakët ka qenë lëvizja “Vetëvendosje” e cila disa herë ka thënë se ndërtimi i tyre po behët pa kritere dhe se çmimi i ndërtimit të këtyre shesheve është shumë i lartë.

Indeksonline ditë më parë ka raportuar se ndërtimi i shesheve “Zahir Pajaziti” dhe “Ibrahim Rugova” janë duke u hetuar nga EULEX-i. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›