Drogë Holandë-Kosovë-Shqipëri, arrestohen dy persona

Gjykata e Apelit në Trento të Italisë ka dënuar me 10 vjet burg dy të pandehurit kryesor për trafik droge.
Të ndaluarit siç raporton noa janë dy shqiptarët e vënë në pranga gjatë operacionit të policisë italiane i koduar “Sherifi”.
Të dënuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, për transporton e kokainës nga Holanda dhe heroinës nga Shqipëria dhe Kosova me destinacion Italinë.
Në total ngarkesa e sekuestruar ishte 150 kg heroinë dhe rreth 60 kg kokainë./Indeksonline/