Deputetët e “zhveshur”

Kjo i bie që përfaqësuesit e popullit mund të arrestohen sa herë që bien ndesh me drejtësinë.
Kështu i ndodhi edhe Ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, ndaj të cilit Gjykata e Qarkut në Prishtinë mori vendim që Nënkryetari i PDK’së të qëndrojë në arrest shtëpiak, për dyshim për vrasjen e pesë policëve serbë në kohën e luftës.
Vendimi i Gjykatës më të lartë në Kosovë erdhi pasi Qeveria e Kosovës vendosi të kërkonte interpretim, pasi nuk mundi ta detyronte Kuvendin ta bënte një gjë të tillë. Por, vendimi për imunitetin preku edhe zyrtarët qeveritarë, për të cilët u tha se s’kanë kurrfarë mburoje ligjore dhe mund të arrestohen edhe në mbledhjet e Qeverisë.
Më së miri nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese doli Presidentja, e cila ka imunitet të pakufizuar.