Deputetët e Nanos pretendojnë nr.2 te Kuvendit dhe poste në qeveri
Ambiciet dhe qëllimet e “Grupit të Qendrës” për poste dytësore. Cilat janë vendet që kërkohen nga grupimi më i ri parlamentar
Grupi më i ri parlamentar i quajtur si “Grupi i Qendrës”, duket se nuk do të surprizojë vetëm me krijimin e tij por edhe me planet dhe perspektivën e afërt. Njerëz pranë këtij grupi parlamentar, ku aderojnë mbështetësit më besnikë të ish- kryeministrit Nano, i thanë “Albania”-s se qëllimet dhe objektivat e këtij grupi, ndërsa pjesë e projektit të këtij grupimi mendohet të jetë dhe posti i zëvendëskryetarit të Kuvendit, i mbetur vakant pas emërimit të Fatos Bejës si Ministër i Arsimit. “Natyrisht që ky grupim nuk do të jetë thjesht një grup formal dhe mediokër, por një përpjekje dhe një grupim që do të luajë rol në jetën parlamentare. Në lidhje me pyetjen tuaj mendoj se nuk ka ndonjë çudi nëse ky grup parlamentar fiton postin e nënkryetarit të Kuvendit’, - i tha dje “Albania”-s një burim shumë i afërt me deputetët e “Grupit të Qendrës”. Sipas të njëjtit burim mësohet se grupi i ri parlamentar do të hartojë dhe një sërë nismash të cilat do të lidhen me demokratizimin dhe transparencën e institucioneve.
Postet dytësore
Duket se posti i nënkryetarit të Kuvendit nuk është gjithçka që “Grupi i Qendrës” pretendon, ndërsa burime pranë këtij grupimi nuk përjashtuan mundësinë e përfaqësimit edhe në qeverisje, por në nivele dytësore ku më e mundshmja mund të jetë ajo e disa funksioneve në nivelin e Drejtorit të Drejtorisë në ministri të ndryshme, ndërsa nuk përjashtohen edhe mundësi të tjera të kontributit në mirqeverisje. “Grupi i Qendrës” është i vetmi emër që bashkon katër grupe parlamentare, socialistë, demokratë republikanë e demokristianë. Në këtë “vorbull”, si një surprizë për fundin e sesionit parlamentar, u përfshinë ish-deputetët e PS-së, të cilësuar si mbështetësit e Nanos dhe të përjashtuar nga kjo parti për shkak se votuan pro zgjedhjes së Bamir Topit si President i Shqipërisë. Gjithashtu, në këtë grupim përfshihen edhe deputetët e grupeve të tjera parlamentare të cilët janë të pakënaqur nga qeverisja e partive që përfaqësojnë. Këtu bën pjesë edhe ish-kryetari i Grupit Parlamentar Demokristian, Pashk Ujka, i cili u përjashtua nga posti që mbarte. Ky grup është prezantuar zyrtarisht një javë më parë në seancë plenare nga ish-deputeti socialist, Paulin Sterkaj.
Përjashtimet
Vetëm një vit pas përjashtimit të tyre nga strukturat e Partisë Socialiste, deputetët Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa dhe Paulin Sterkaj, janë bashkuar në një iniciativë dhe në një synim të përbashkët, krijimin e një grupi të ri parlamentar. Në këtë iniciativë është përfshirë edhe demokristiani Pashk Ujka, i cili u shkarkua nga posti i kreut të Grupit Parlamentar të PDK-së. Pesë deputetëve u janë bashkuar edhe deputeti republikan, Alfred Gega, si dhe deputeti demokrat i qytetit të Durrësit, Flori Bajrami. Të pakënaqur nga sfera politike dhe nga mënyra e qeverisjes, 7 deputetë të Parlamentit Shqiptar iniciojnë një nismë të re ku mund të ushtrojnë në mënyrën që duan aktivitetin e tyre politik. “Grupi i Qendrës në këtë Kuvend nuk përfaqëson interesa të ngushta partiake dhe nuk ka si qëllim të konkurrojnë idetë, sugjerimet dhe vendimet. Ky grup nuk ka si qëllim të japë një model të caktuar veprimi, por do të bëjë kujdes të mos i shërbejë asnjë partie. Ju bëjmë të ditur se do të tentojmë të unifikojmë qëndrimet tona për të votuar në Parlament”, u shpreh ish-socialisti Paulin Sterkaj, pak ditë më parë në Kuvend.
Anëtarët e “Grupit të Qendrës”
Durim Lamaj
Durim Hushi
Paulin Sterkaj
Bukurosh Stafa
Pashk Ujka
Alfred Gega
31 Korrik 2008