Deputetët e PD-së lënë imunitetin
15/02/2011 Kreu i kuvendorëve, Patozi depoziton nismën. Kryeministri firmos i pari deklaratën në mbledhjen e grupit
Berisha: “Korrupsioni me lejet e ndërtimit duhet të marrë fund. Përgjigjen më 8 maj”
Prokuroria e Përgjithshme do të nisë ndjekjen penale për deputetët vetëm 24 orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim të Kryetarit të Kuvendit. Kuvendi do të shkurtojë afatet e deritanishme për veprat penale që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv pas miratimit të nismës më të fundit të Partisë Demokratike për heqjen dorë nga imuniteti parlamentar. Nisma e depozituar dje në Parlament nga kjo force politike parashikon lënien e imunitetit nga deputetët me anë të deklaratës së nënshkruar. Projektvendimi, pasi të miratohet nga Kuvendi, do të jetë pjesë përbërëse e Rregullores së Kuvendit, si aneksi numër 1 i saj.
Kufizimi i imunitetit
Shembullin e parë e ka dhënë vetë kryeministri Sali Berisha, i cili pas prezantimit të nismës nga kryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi gjatë mbledhjes së grupit nënshkroi projektdeklaratën. Kreu i qeverisë e cilësoi këtë vendim si zhvillimin më pozitiv në reformat qeverisëse në luftën kundër korrupsionit, reforma të vazhduara. Në fjalën e tij Berisha kritikoi punën e deritanishme të Prokurorisë, duke e cilësuar atë të njëanshme. “Ne e bëjmë këtë në një kohë kur kemi përballë një prokurori që fle mbi qindra e qindra dosje të ish-qeverisë së mëparshme dhe qeveritarëve vendorë socialistë dhe ka hapur qindra çështje penale ndaj qeverisë dhe administratës aktuale, për të cilat unë e falënderoj. Ndonëse njëanësia e saj është shërbimi më i keq që ajo i bënë zbatimit të ligjit, por dhe opozitës shqiptarë. Megjithatë, ne me këtë vendim heqim çdo lloj pengese burokratike dhe bëhemi të barabartë me çdo qytetar shqiptar, me secilin nga zgjedhësit tanë para ligjit, dhe kjo është një arritje e madhe”, - tha Berisha. Në kuadër të nismës për luftën kundër korrupsionit, shefi i qeverisë tha se ndryshimi i vendimit synon luftën edhe të korrupsionit që kreu i Bashkisë Edi Rama po bën me lejet e ndërtimit.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka një monument të shëmtuar të korrupsionit. Këtu në Tiranë është dhe monumenti i korrupsionit dhe ky nuk është askush tjetër veçse ai që bërtet nga mëngjesi deri në darkë: “Kusarët, kusarët, kusarët”, paçka se i shet lejet e ndërtimit me 20 % dhe qindra milion për një pallat, por dhe ndaj kësaj ne do të qëndrojmë”, - deklaroi ai, duke nënvizuar se 8 maji është dita kur shqiptarët do ti japin atij përgjigjen e merituar.
Zgjedhjet
Në takimin e përjavshëm kryetari i PD-së, njëkohësisht edhe i qeverisë shqiptare, garantoi një proces të ndershëm dhe transparent zgjedhor më 8 maj. Ai garantoi gjithashtu edhe opozitën për hapësirat sipas standardeve të një vendi të lirë. “Tani më duhet ti them se zgjedhjet do të bëhen më 8 maj dhe nuk do të ketë forcë që do të mund ti zhvendosë ato. Garantoj opozitën se do të ketë të gjitha hapësirat që duhet të ketë në një garë elektorale të një vendi e shoqërie të lirë. Ne nuk kemi asnjë qëllim tjetër përveç transparencës. Ata janë shumë të mirëpritur të monitorojnë në çdo qelizë këtë proces, që ne do ta shndërrojmë në një festë të vërtetë të vlerave dhe demokracisë shqiptare”, - tha për këtë çështje kryeministri Berisha. Në fjalën e tij kryeministri Berisha përshëndeti rezolutën e miratuar nga Asambleja Politike e Partisë Popullore Evropiane, e cila grupon 75 parti të qendrës së djathtë, pjesë e së cilës është edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, kushtuar zhvillimeve në Shqipëri. Berisha porositi që reolutat e PPE-së të studiohen nga të gjitha degët e PD-së.
PROJEKTVENDIM “PËR KUFIZIMIN E IMUNITETIT TË DEPUTETIT DHE KUSHTET
PËR AUTORIZIMIN E NDJEKJES PENALE”
Në mbështetje të nenit 78, pika 1 dhe të nenit 75 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Kufizimi i imunitetit të deputetëve
1. Miratohet kufizimi i imunitetit të deputetëve për fillimin e ndjekjes penale për veprat penale që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv sipas dispozitave të Kodit Penal.
2. Për këto vepra penale kufizimi i imunitetit të deputetit bëhet për të gjithë kohëzgjatjen e mandatit për ata deputetë që deklarojnë me shkrim pëlqimin për kufizimin e imunitetit. Pëlqimi me shkrim depozitohet te Kryetari i Kuvendit dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e legjislaturës, me përjashtim të rastit kur deputeti deklaron me shkrim tërheqjen e saj.
Neni 2
Masat dhe veprimet procedurale që nuk lejohen
kufizimi i imunitetit, sipas nenit 1 të këtij vendimi, nuk i shtrin efektet mbi masat dhe veprimet procedurale të mëposhtme:
a) masat shtrënguese që shkaktojnë kufizim të lirisë së lëvizjes;
b) kontrollin e personit;
c) kontrollin e banesës ose të zyrës së deputetit;
d) këqyrjen e personit;
e) masën e arrestit.
Neni 3
Afati dhe procedurat e fillimit të ndjekjes penale
1. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, fillimi i ndjekjes penale për veprat penale të përcaktuara në nenin 1 të këtij vendimi, për të cilat është vendosur kufizimi i imunitetit, mund të bëhet jo më herët se 24 orë pas dërgimit të njoftimit me shkrim të Kryetarit të Kuvendit dhe deputetit që është subjekt hetimi (kur qëllimi i hetimit e lejon) nga prokurori i përgjithshëm.
2. Kryetari i Kuvendit brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit vë në dijeni dhe i dërgon kërkesën dhe materialet shoqëruese Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin si dhe deputetit ndaj të cilit fillon ndjekja penale kur nga njoftimi rezulton shprehimisht se deputeti nuk është njoftuar sipas pikës 1 të këtij neni. Kryetari i Kuvendit vë në dijeni Kuvendin për kërkesën e prokurorit të përgjithshëm në seancën më të parë plenare.
Neni 4
Heqja e imunitetit
Në të gjitha rastet kur nevojat e hetimit dhe të ndjekjes penale nuk mbulohen nga kufizimi i imunitetit sipas pikës 1 të këtij ligji, ose kur deputeti nuk dorëzon ose tërheq pëlqimin me shkrim, atëherë Kuvendi vendos heqjen e imunitetit sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit.
Neni 5
Statusi i vendimit
Ky vendim bëhet pjesë e Rregullores së Kuvendit si ankesi 1 i saj dhe është i hapur për nënshkrime nga deputetët gjatë gjithë legjislaturës.
Neni 6
Zbatimi nga legjislatura aktuale
Për legjislaturën aktuale deputetët depozitojnë te Kryetari i Kuvendit pëlqimin me shkrim për kufizimin e imunitetit sipas nenit 1, brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Lista e deputetëve bëhet publike dhe i dërgohet së bashku me një kopje të vendimit prokurorit të përgjithshëm. Çdo ndryshim i mëvonshëm i kësaj liste nëpërmjet dhënies së pëlqimit me shkrim për deputetë që nuk e kanë bërë atë ose tërheqjes së deklaratës, depozitohet te Kryetari i Kuvendit bëhet publike dhe i njoftohet menjëherë prokurorit të përgjithshëm.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare
Deklarata e deputetit
Unë deputeti _____________ deklaroj kufizimin e imunitetit tim për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv sipas Kodit Penal. Ky deklarim bëhet në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe të aneksit 1 të saj.