Ekzodi tunizian drejt Italisë nuk ka të ndalur
15/02/2011 Së paku 5000 emigrantë, kryesisht tunizianë, kanë mbërritur gjatë ditëve të fundit në ishullin italian Lampedusa. Autoritetet presin valë të tjera refugjatësh. Organizatat humanitare kritikojnë autoritetet italiane.
"Anija po mbytet, po mbytet. Në bord nuk shihen njerëz", dëgjohet nga radio-operatori i një avioni kontrollues të policisë financiare italiane. Kjo ndodhi të shtunën pasdite vonë (12.2.) në ujërat e Lampeduzes. Një anije e shpejtë e rojës bregdetare mundi të shpëtojë në minutën e fundit të njëqind njerëzit, që ndodheshin në varkë. Ato u dërguan në Lampeduza në orët e hershme të së dielës (13.2.). Të tjerë, që ndodheshin në një tjetër anije, që u mbyt të shtunën në brigjet tuniziane, patën më pak fat, ndoshta dy vetë janë mbytur.
Një mësymje të tillë Lampeduza nuk ka parë kurrë
Në Lampeduza ka të ngjarë të qëndrojnë aktualisht rreth 700 refugjatë të ardhur me varka. Rreth 800 u dërguan të shtunën me avion dhe traget në Brindisi, Foxhia, Bari dhe Crotone. Atje gjenden tashmë 1.200 vetë. Drejtori i kampit të refugjatëve Mimmo Zurlo: "Qendra jonë e pritjes për kërkuesit e azilit zë rregullisht 944 vetë, për raste urgjente janë në dispozicion maksimumi 1400 shtretër".
Po kaq e tensionuar është situata në të gjitha kampet e tjera, shumica janë të mbushura deri në vendin e fundit. Prandaj Kryqi i Kuq italian do të ndërtojë të dielën në Sirakuza të Sicilisë, një qytet tendë për rreth 500 persona. Numri i refugjatëve të ardhur me varka vazhdon të rritet, në katër ditët e fundit përmes detit kanë ardhur 5000 vetë. Kryetari i Bashkisë së Lampeduzës foli për një eksod të përmasave biblike. Edhe pse kjo është e ekzagjeruar, një sulm të tillë ishulli më jugor i Evropës nuk e ka parë deri më tani.
Ekzodi mund të vazhdojë
Pothuajse të gjithë refugjatët vijnë nga Tunizia, shumica janë djem të rinj. Ata tregojnë se udhëtimi me anije u ka kushtuar 1000 € dhe se në portet tuniziane nuk ka më kurrfarë kontrolli. Prandaj ka gjasa që ardhja e refugjatëve të vazhdojë, deri në dhjetë anije të tjera janë venë re natën e së shtunës larg nga Lampedusa. Antonio Morana, komandant i rojës bregdetare thotë: "Ne nuk e dimë saktësisht, por nëse shikoni se çfarë ndodh këtu, ndoshta të gjitha anijet janë të mbushura me emigrantë". Ndërkohë në arenën politike italiane është hedhur propozimi që mbi Tunizinë të vendoset e njëjta procedurë e vepruar në Shqipëri. Në këtë kuptim do të kërkohet miratimi i një ligji, i cili ndalon përdorimin e mjeteve lundruese me pronarë individë tunizian.
Kritika ndaj autoriteteve italiane
Lajmet kryesore të televizionit shtetëror italian RAI i kanë fshehur përmasat e gjendjes. Shifra të sakta nuk janë dhënë. Përveç kësaj, situatat u paraqitën të zbukuruara dhe të tjetërsuara. Gazetari Marco Bariletti: "Pasi kanë zbarkuar, emigrantët shpërndahen në disa qendra pritjeje si kjo. Janë me qindra vetë". Por kjo nuk është krejtësisht e vërtetë. Janë me mijëra dhe qendra pritjeje nuk ka. Qendra e pajisur mirë e pritjes në Lampedusa, ku mund të strehohen mirë deri në 2.000 njerëz, edhe pse është gati, mbahet akoma e mbyllur me urdhër të ministrit të Brendshëm Maroni, për arsye politike. Refugjatët shpërndahen më shumë në qendra komunale, në famullitë e ishullit dhe aeroport, ose duhet ta kalojnë natën në skelë. Shumë organizata humanitare kanë kërkuar ndërkohë hapjen e menjëhershme të kampit. Riccardo Clerici, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët thotë: "Situata është kritike, për shkak të numrit të madh dhe frekuencës së ardhjeve të anijeve. Si organizatë e Kombeve të Bashkuara, ne kërkojmë që të plotësohen kushtet minimale për marrjen e refugjatëve, edhe në fazën e transferimit në vende të tjera".
Italia ka në plan që të dërgojë të hënën (14.7.) vullnetarë të mbrojtjes civile në Lampeduza, shefi i policisë së Palermos u emërua komisar special. Edhe fluturimet e posaçme, që do ti dërgojnë refugjatët nga ishulli në brendësi të Italisë, rinisën të dielën.
BE kritikë Italisë për refugjatët
Zëdhënësja e Komisariatit të OKB-së për refugjatët në Itali. Laura Boldrini prezanton librin e saj "Tutti Indietro - Të gjithë mbrapsht".
Kritika ndaj politikës strikte të Romës për imigrantët ilegalë ka pasur gjithmonë më parë. Por tanimë ajo na paraqitet në formë koncentrati në një libër. Autorja Laura Boldrini është një zëdhënëse e komisariatit të OKB-së për refugjatët në Itali.
"Të gjithë mbrapsht, pa dallim, pa identifikim, gra, fëmijë, të gjithë, sikur në këtë anë të Mesdheut të mos ekzistonte më asnjë lloj dallimi".
Kështu e sqaron autorja Laura Boldrini titullin e librit për politikën italiane të refugjatëve:"Tutti Indietro - të gjithë mbrapsht". Titulli aludon mbi një vendim të qeverisë Bersluskoni të majit 2009, sipas të cilit të gjithë refugjatët e skafeve pa dallim personi, me të mbërritur në vend, do të ktheheshin në Libi, një vend ky pa të drejtë azili.
Por "Tutti indietro", thotë Laura Boldrini, ka edhe një kuptim tjetër.
"Të gjithë mbrapsht", iu flet edhe italianëve, atyre që e përshëndesin këtë masë, që po merret, atyre që gëzohen qe kampet e pranimit në Lampeduza po boshatisen dhe që e shohin këtë si një fitore të madhe. Unë e shoh këtë si një hap mbrapa. Ne po humbasim lidhjen me civilizimin tonë, që bazohet në të drejtën, respektin për tjetrin, humanizmin dhe solidaritetin. Të gjitha këto vlera po humbasin me këtë".
Laura Boldrini është e njohur në Itali. Si zëdhënëse e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, ajo është funksionarja e parë e lartë, që ka shkruar një libër për punën e saj me refugjatët. Boldrini rishqyrton disa fakte, duke i hequr me shifra shtrembërimet; si për shembull legjendën e përhapur nga politikanët se Italia është vendi i vetëm, që po mbushet me refugjatë, apo tjetra që vende si Gjermania pranojnë më shumë refugjatë me status të njohur.
"Këta persona janë viktima të dhunës, konflikteve dhe përndjekjes. Por sapo vendosin këmbën në Lampeduza, ata kthehen menjëherë në një kërcënim të tmerrshëm për sigurinë e vendit. Unë njoh shumë histori, dhe për këtë arsye e shoh si detyrim, që atyre, të cilëve do ta lexojnë këtë libër, tu jap një version të ri të fakteve, atë që nuk e njohin deri më tani".
Boldrini shqetësohet për atë që nuk bëhet dallimi mes imigrantëve ilegalë, refugjatëve të skafeve, refugjatëve ekonomikë, dhe azilkërkuesve. Rreth 70% e atyre, që vijnë përmes detit, paraqesin kërkesën për azil, gati gjysma e tyre pranohet.
Politika aktuale e dëbimit çon në atë që njerëzit të mos e kenë më shansin të bëjnë kërkesën për azil. Në librin e saj Boldrini tregon edhe për ngjarjet e ndodhura në kampin e Lampeduzës, ajo rrëfen për fate individuale, si ajo e arratisë disavjeçare të afganit, Sayed, apo e somalezit, Mohamed. Boldrini ia jep fjalën vetë refugjatit Mohamed të tregojë se çfarë ka ndodhur vërtet në det.
Citat: "Në orën dy në mesnatë pamë një anije me flamur italian, që po na afrohej. Ata na sqaruan se do të çoheshim në Sicili. Na pyetën se nga vinim dhe ne u përgjigjëm që kemi ardhur nga Somalia. Pas tre orësh u duk një anije libiane dhe neve na detyruam të zbrisnim. Na çuan në Tripoli dhe na futën në burg. Askush nuk na pyeti, na rrahën. Dhe kur thoshim se jemi refugjatë, atëherë na godisnin më shumë".
Është një libër i angazhuar ai, që ka shkruar zëdhënësja e UNHCR-së, Laura Boldrini, një bilanc, fjalim mbrojtës i humanizmit, dhe një kritikë kundër procedimit të ministrit të Brendshëm, e bazuar në fakte. Ministri i "Lega Nord", që njihet për tonet armiqësore kundër të huajve, vepron sipas motos: "Po qe se nuk paraqiten pamje të Lampeduzës në televizion, problemi i refugjatëve është zgjidhur".
"Sipas të dhënave nga qeveria, beteja me imigrantët ilegalë është fituar. Ky është një zbukurim i fakteve. Çdo ditë vijnë refugjatë, si gjithmonë me një vizë turistike, që i kalon afati, por ajo që është shkelur më së shumti, është e drejta e azilit". E drejtë që në vendet e BE-së trajtohet në mënyrë tërësisht të ndryshme.