E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PDK-së korrigjojnë votimin

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 10:43

Katër deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët janë regjistruar në procesverbalin e seancës së 5 majit të Kuvendit të Kosovës, t’i kenë thënë “jo” shtrirjes së sovranitetit në veri të vendit, kanë kërkuar të enjten, që ta kthejnë në “po” votën e tyre.

Duke e cilësuar si gabim teknik regjistrimin e votës së tyre, deputetja Ganimete Musliu, në emër të krejt grupit ka kërkuar nga administrata e Kuvendit që t’ua korrigjojë gabimin. Deputetët e PDK-së që votuan kundër shtrirjes së sovranitetit të qeverisë në veri, ishin: Xhavit Haliti, Lumnije Morina, Valbona Dibra dhe Ganimete Musliu, raportojnë mediat.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›