E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet Leo i EULEX-it

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 10:51

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac ka vendosur që t’ia shkëpusë kontratën ish-pjesëtarit të sigurimit të tij të afërt, Stephane Laurent, për shkak se ka shkelur kodin e sjelljes.

Për Laurentin, në muajin prill ishte raportuar se ka fyer rëndë kolegët e tij shqiptarë në baza etnike. Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it e ka konfirmuar shkëputjen e kontratës së Laurent. Ai ka njoftuar se ndaj vendimit të shefit të Misionit, Laurent kishte paraqitur ankesë e cila është hedhur poshtë nga paneli shqyrtues.

Paneli, sipas Krasniqit,ka konstatuar se vendimi është i drejtë dhe se ankesa e Laurent është e pabazuar. Personat e tjerë të mbrojtjes së afërt të shefit të EULEX-it që janë larguar nga ky njësit, sipas Krasniqit, do të vazhdojnë punën si shoferë në misionin EULEX.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›