E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulme kamikaze në Afganistan, 13 të vrarë

Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se 13 persona, përfshirë një zyrtar i inteligjencës lokale, kanë humbur jetën nga sulmet në Afganistanin jugor.

Zëdhënësi i provincës Helmand, Daud Ahmadi, tha se shpërthimi vetëvrasës kishte në shënjestër automjetin e policisë, ndërsa u mori jetën shtatë zyrtarëve policorë në qarkun Kajaki.

Sipas të njëjtit burim, në sulmin e dytë, që u ndërmor në qarkun Nad Ali, humbën jetën një zyrtar i inteligjencës, dy truproje dhe një civil. Për sulmin e fundit, përgjegjësinë e kanë marrë talebanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›