E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e PS ftesë për protestë:Gratë sot më shumë se kurrë

TIRANË- Deputetet e PS Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni kanë ftuar sot gratë e Tiranës të bëhen pjesë e protestës së 8 marsit.

Deputetet komunikuan me gratë e kryeqytetit për arsyet përse duhet protestuar kundër kryeministit Sali Berisha nën sloganin ‘ Gratë sot më shumë se kurrë’.

Ato theksuan se është faji i kryeministrit përse gratë vuajnë varfërinë ekstreme dhe papunësinë, ndërsa gjuha e përdorur prej tij ka degraduar në gjuhën e urrejtjes.

Deputetet Hysi dhe Gjermeni akuzuan kryeministrin për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona si dhe për vrasjen e 4 demonstruesve me 21 janar.

‘Për të gjitha padrejtësitë që po i bëhen këtij vendi gratë do të protestojnë me 8 mars në orën 11- u shprehen deputetet, paqësisht kundër Sali Berishës për një të ardhme më të mirë të vendit.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›