Policia i gjeti çiftit 20 kile heroinë në dhomën e gjumit
04/03/2011 Nëse shitej fitonin 2 milionë euro
ITALI- Gati njëzet kilogramë heroinë të pastër, gati për t’u prerë u gjet dje në dhomën e gjumit të një çifti shqiptar. Mediat italiane raportojnë se skuadra e policisë së Venecias ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar i quajtur Eduard Kurti. Ai është shofer kamioni dhe ishte i pajisur me një leje qëndrimi të vlefshme, teksa ka jetuar me gruan e tij 29 vjeçe. Ata kanë dhe një fëmijë 2 vjeç dhe jetojnë në një apartament në Preganziol të Trevizos. Në shtëpinë e tyre policia gjeti në dhomën e gjumit një qese që mbante 37 copa të prera, të cilat mbanin heroinë të pastër, të gatshme për t’u prerë dhe për t’u shitur. Gjithashtu janë konfiskuar pajisjet e ndryshme të përshtatshme për prodhimin e drogës. E gjithë sasia e heroinës do të ishte ndarë në rreth 80.000 doza dhe nëse ajo shitej në treg çifti shqiptar do të fitonte rreth 2 milionë euro. Ndërkaq, mediat italiane njoftojnë se vazhdojnë hetimet për të vërtetuar rrugët e trafikimit kriminal të drogës dhe shpërndarjen e saj në treg. Gjithashtu mësohet se edhe gruaja e tij është denoncuar si bashkëpunëtore në trafikun e drogës.