E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pone: Punimet për tunelin e Qafë Krrabës brenda këtij muaji

ELBASAN- "Punimet për ndërtimin e tunelit të Qafë Krrabës do të nisin brenda këtij muaji, nën sloganin "18 km për 18 minuta", bëri të ditur sot zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, gjatë analizës së punës së Prefekturës së Qarkut të Elbasanit.

Zv/ministri Pone theksoi se qytetarët e Elbasanit do të mund të shohin se premtimet elektorale do të bëhen realitet shpejt.

"Rruga me tunel e sjell Elbasanin në rrugën që lidhin qendrën tonë më të madhe vendimarrëse në dalje me dy rrugët kryesore, atë të Gjirokastrës dhe Korçën":- tha Pone.

Duke u ndalur tek zgjedhjet vendore, Pone i bëri thirrje opozitës nga Elbasani për pjesmarrje pasi sipas tij:- "janë zgjedhje për njerëzit që do të votohen nga populli për problemet e tyre dhe jo direkt për interesat politike të partive".

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›